Thirrje për shkrime në revistën “Studime historike”, nr. 1, 2024
Posted on 2024-03-18Redaksia e revistës “Studime historike” mirëpret shkrimet dhe kontributet tuaja origjinale, si: artikuj shkencorë, kumtesa, recensa dhe materiale historike të pabotuara më parë, të cilat trajtojnë çështje të historisë së shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe territore të tjera të Evropës Juglindore e më gjerë.
Afati i dorëzimit të tyre është data 18 prill 2024.
Shkrimet duhet të dërgohen në adresën zyrtare të revistës “Studime historike” [email protected] dhe në adresën [email protected]
