Main Article Content

Abstrakti

Shekulli XVI ofron një panoramë befasuese për sa i përket pranisë së elementit hebraik në Shqipëri. Poli kryesor i pranisë së komuniteteve hebraike në këtë kohë ishte padyshim Vlora. G. Veinstein ka sinjalizuar tashmë rëndësinë e faktorit hebre në Vlorë, në bazë të të dhënave të Regjistrit (Sixhilit) të Kadiut të Vlorës të viteve 1567/1568. Gjë që e kishte paralajmëruar, madje në mënyrë më të plotë e të saktë, Regjistri osman i pronave dhe i popullsisë së sanxhakut të Vlorës i vitit 1519/1520: sipas tij, vetëm në qytetin e Vlorës, me gjithsej 1558 familje, në atë vit kishte 528 familje hebree, krahas 945 familjeve të krishtera e 85 muslimane. Sigurisht, duke konsideruar natyrën e ndryshme të dy regjistrave osmanë të sapopërmendur, çdo konkluzion mbi bazën e krahasimit të tyre do të çalonte. Megjithatë, sixhili i përmendur i vitit 1567/8 na jep të kuptojmë se në atë kohë, pjesa e popullsisë hebraike nuk ishte më ajo e gjysëmshekulli më parë. Por, duhet thënë se jo pak hebrej të Vlorës, por kjo vlen edhe për hebrejtë e Beratit, në atë kohë ishin konvertuar në Islam. Islamizimi i hebrejve të Vlorës e të Beratit njohu një fazë më intensive në kohën kur, me lejë të Vezirit të Madh, shqiptarit Fazli Ahmed Qyprili që ishte admirues i tij, mes viteve 1666-1676, këtu erdhi e jetoi “mesia i rremë” Sabatah Zevi. Përhapës i një doktrine mistike e synkretike në një kohë të karakterizuar nga perturbacione politike, heterodoksi Zevi ndërtoi një raport të ngushtë në Shqipëri, veçanërisht me bektashijtë shqiptarë, ndjekës gjithashtu të një besimi heterodoks e synkretik. Në një moment të caktuar të qëndrimit të tij në Shqipëri, Zevi u konvertua në islam, duke tërhequr nën shembullin e tij edhe hebrej të shumtë të atyshëm.

Article Details

How to Cite
Xhufi, Pëllumb. 2025. “GJURMË TË PRANISË SË HEBREJVE NË SHQIPËRI GJATË MESJETËS”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/6b11z150.

How to Cite

Xhufi, Pëllumb. 2025. “GJURMË TË PRANISË SË HEBREJVE NË SHQIPËRI GJATË MESJETËS”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/6b11z150.

Share