Main Article Content

Abstract

Kalaja e Koxhaxhikut ndodhet në krahinën e Zhupës, midis Dibrës dhe Strugës, në krahun e djathtë të Drinit të Zi, në territorin e FYROM. Ajo është vendosur në një kreshtë shkëmbore me lartësi absolute 1160 m dhe relative 360m, që ngrihet në luginën midis fshatrave Koxhaxhik në juglindje dhe Breshtan në veriperëndim, malit të Stogovës në lindje dhe përroit të Koçistës në veri. Kalaja ka një pozicion të favorshëm strategjik në zotërim të rrugës Ohër-Dibër. Ajo ruan gjurmë të banimit të saj gjatë periudhës së bronzit të vonë dhe hekurit të hershëm, periudhës së vonë antike dhe asaj mesjetare, si dhe pjesë të sistemit fortifikues të dy periudhave të fundit.

Article Details

How to Cite
Bunguri, Adem. 2025. “KALAJA E KOXHAXHIKUT (DIBËR)”. Historical Studies, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/er129f26.

How to Cite

Bunguri, Adem. 2025. “KALAJA E KOXHAXHIKUT (DIBËR)”. Historical Studies, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/er129f26.

Share