Main Article Content

Abstrakti

Çështjet kulturore dhe politike të shqiptarëve në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kanë qenë objekt trajtesash historike, etnologjike, sociologjike, kulturologjike dhe letrare, ku është trajtuar edhe subjektiviteti i shqiptarëve që nga gjysma e dytë e shekullit tetëmbëdhjetë. Kjo është koha e “Krizës Lindore” dhe e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. Përjetimi i përvojës kulturore dhe i përvojës politike të popullit shqiptar e të popujve të tjerë në Perandorinë Otomane të asaj kohe përbëjnë dy atributet kryesore të subjektivitetit kombëtar. Përvoja kulturore duke përfshirë edhe format e zhvillimit të saj, sidomos drejtimi i procesit të mendimit në zbulimin e të së vërtetës për gjendjen robëruese të atëhershme të shqiptarëve, të shkaqeve e të pasojave të kësaj robërie i përket më tepër vetëdijes kulturore, kurse përjetimi i përvojës politike pushtuese dhe i drejtimit të procesit të mendimit në përcaktimin e formave të sundimit të vetvetes së shqiptarëve me anë të organeve dhe institucioneve të veta ka të bëjë në rend të parë me vetëdijen politike të tyre. Në konceptimin e zhvillimit nëpër mes të kombit - shtet zhvillimi kulturor dhe politik janë bërë struktura konstituive të vetëdijes së përbashkët shoqërore. “Sheshi i lirisë mendore” të shqiptarëve në kohën e LSHP-it ka pasur të bëjë me qëllim dhe përmbajtje të njëjtë të vetëdijes kulturore dhe politike, e cila ishte e përqendruar në krijimin e vendit të përbashkët e të lirë dhe të shqiptarëve të denjë për jetë të lirë dhe të barabartë me të tjerët. Qëllimi dhe përmbajtja e mendimit për zhvillim kulturor, pjesërisht edhe për zhvillim politik ishin të sinkretizuara pak a shumë deri nga gjysma e dytë e shekullit tetëmbëdhjetë. Këto u sintetizuan në një qëllim dhe përmbajtje të përbashkët pikërisht në LSHP-it.

Article Details

How to Cite
Nushi, Pajazit. 2025. “VETËDIJA KULTURORE DHE POLITIKE E SHQIPTARËVE NË KOHËN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/hhmgy837.

How to Cite

Nushi, Pajazit. 2025. “VETËDIJA KULTURORE DHE POLITIKE E SHQIPTARËVE NË KOHËN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/hhmgy837.

Share