Main Article Content

Abstract

Një konflikt i ri mes qeverisë shqiptare, klerit katolik dhe Vatikanit
filloi kur Mbreti Zog mori një varg masash, të cilat, ripohonin linjën e
pavarësisë dhe ishin në të njëjtën kohë një kundërvënie ndaj diktatit
italian. Në shtypin e kohës shpërtheu një fushatë kundër shkollave
private, duke kërkuar që ato të organizoheshin dhe të drejtoheshin vetëm
nga shteti. Sipas këtyre shkrimeve shkolla e shtetit duhej të ishte e vetmja
vatër e formimit të njëtrajtshëm kombëtar të brezave, ku do të qëndronin
pranë e pranë fëmijë të të gjithë shtresave dhe besimeve. Ndërsa shkollat
e huaja shikoheshin si përçuese të influencave të shteteve fqinjë dhe si
një rrezik për unitetin kombëtar. Sipas një raporti të hartuar nga Ministria
e Arsimit konsekuenca e kësaj gjendjeje tek këto shkolla dalëngadalë
ishte veshur me një autoritet të pavarur me të cilin justifikoheshin për
zbatimin e programit dhe të sistemeve antipedagogjike shpesh në
kundërshtim me ato të shkollës shtetërore si dhe me ndihma të huaja. Më
10 prill 1933, një grup deputetësh i paraqitën Parlamentit një mocion për
ndryshimin e disa neneve të Statutit Themeltar midis të cilëve edhe dy
neneve që kishin të bënin me shtetëzimin e shkollave private dhe
monopolizimin e arsimit nga shteti. Në mbledhjen e 10 dhe 11 prillit
1933, Parlamenti ndryshoi nenin 206 të Kushtetutës, sipas të cilit, mësimi
dhe edukimi i shtetasve shqiptarë do të ishte një e drejtë ekskluzive e
shtetit. Ai jepej vetëm ndër shkollat dhe institutet shtetërore sipas ligjit,
arsimi fillor për të gjithë shtetasit shqiptarë bëhej i detyrueshëm dhe jepej
falas. Shkollat private, të çdo kategorie, që kishin vepruar deri në këtë periudhë mbylleshin. Në relacionin e Parlamentit lidhur me ndryshimin e
nenit 206 shkruhej se shkollat private nuk kishin përmbushur kondita të
tilla si: që burimi i mjeteve të tyre të ishte i siguruar dhe i pajtueshëm me
qëllimin e shkollës shtetërore; që personeli edukues të ishte i zgjedhur
prej çdo ndjesie që ishte në kundërshtim me kriteret e shtetit dhe me
parimet e edukatës kombëtare, që brezi i ri duhet të zbatonte; që të
ndihmonin shtetin, duke hapur shkolla në ato vende në të cilat ai nuk
kishte mundësi t’i hapte vetë.

Article Details

How to Cite
Bello, Hasan. 2024. “REFORMA ARSIMORE E VITIT 1933: MBYLLJA E SHKOLLAVE PRIVATE DHE ACARIMI I RAPORTEVE ME KLERIN KATOLIK DHE VATIKANIN”. Historical Studies, no. 3-4 (January). https://doi.org/10.61773/87mcsn88.

How to Cite

Bello, Hasan. 2024. “REFORMA ARSIMORE E VITIT 1933: MBYLLJA E SHKOLLAVE PRIVATE DHE ACARIMI I RAPORTEVE ME KLERIN KATOLIK DHE VATIKANIN”. Historical Studies, no. 3-4 (January). https://doi.org/10.61773/87mcsn88.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 > >>