Main Article Content

Abstrakti

Institucioni i vakëfeve ishte njëri ndër institucionet më të
rëndësishme të shtetit osman, veprimtaria e të cilave kishte lidhje
kryesisht me aspektin shoqëror, ku përmes dhurimit mundësohej
ndihmesa e shtresave në nevojë ose përmirësimi i kushteve të jetës
shoqërore si ndërtimi i shkollave e faltoreve, rregullimi i rrugëve,
çezmave apo objekteve të tjera të përdorimit të gjerë. Përveç aspektit të
parë, gjatë periudhës osmane kemi edhe lloje të tjera të vakëfeve siç
mund të përmenden ato të bamirësisë të parave apo vakëfe të tjera që
kishin lidhje edhe me pronat tokësore. Sipas Pulahës përhapja e
vakëfeve të pronës tokësore ishte e ngadaltë dhe në fund të shek. XVI
mund të flitet për një numër të kufizuar që nuk i kalonte 50 fshatra dhe 4-
5 çifligje. Ndërsa vakëfet me karakter bamirësie do të kenë një zhvillim
më të madh kryesisht në qytete.

Article Details

How to Cite
Caka, Eduart. 2023. “TË DHËNA MBI DISA VAKËFE KRYESORE TË QYTETIT TË KORÇËS GJATË PERIUDHËS OSMANE (SHEK. XVI-XIX)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/pr4qfw02.

How to Cite

Caka, Eduart. 2023. “TË DHËNA MBI DISA VAKËFE KRYESORE TË QYTETIT TË KORÇËS GJATË PERIUDHËS OSMANE (SHEK. XVI-XIX)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/pr4qfw02.

Share