Main Article Content
Abstrakti
Qyteti i Durrësit paraqet një nga qendrat më të rëndësishme të arkeologjisë shqiptare dhe mesdhetare. Historia e tij komplekse nis që nga prehistoria e vonë ose në periudhën e hekurit e deri në ditët e sotme. Sidoqoftë fortifikimet e periudhës osmane të qytetit dhe në tërësi kjo periudhë, kanë tërhequr rrallë vëmendjen e studiuesve sesa ato të periudhave më të hershme historike. Ky qëndrim mund të jetë i lidhur me prirjen e përgjithshme të historiografisë shqiptare që e shikonte periudhën osmane në Shqipëri nën një këndvështrim shpërfillës. Këto qëndrime mund të jenë të lidhura pjesërisht me pozicionin e izoluar të Shqipërisë gjatë periudhës komuniste, kohë në të cilën, e huaja shihej si armiqësore dhe pjesërisht nga ngjarje të afërta historike që lidhen me shpalljen e pavarësisë nga perandoria.
