Main Article Content

Abstrakti

Më 15 tetor 2020 në Tiranë ndërroi jetë gazetari, historiani dhe patrioti i njohur Nuri Dragoj, një personalitet me vlera të spikatura në çështjen e atdhetarisë dhe të publicistikës duke lënë pas një korpus të madh shkrimesh, monografish e vëllimesh studimore.
Nuri Dragoj lindi më 22 prill 1951 në Zhepovë të Përmetit. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1976 për mjek veterinar. Gjatë viteve 1977-1986 do ta ushtronte profesionin e tij në fshatra të ndryshme të Përmetit ku, gjatë kësaj periudhe ka kryer edhe specializime të ndryshme pasuniversitare. Ndërsa pas viteve 1990 aktivitetin studimor do ta përqendronte në fushën e historisë duke fituar në vitin 2013 titullin Doktor i Shkencave Historike pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës me temën “Treva e Përmetit në periudhën e viteve 1912-1944”.

Article Details

How to Cite
Caka, Eduart. 2023. “DR. NURI DRAGOJ (1951-2020)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/vbnrwy59.

How to Cite

Caka, Eduart. 2023. “DR. NURI DRAGOJ (1951-2020)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/vbnrwy59.

Share