Main Article Content
Abstrakti
Gjatë Mesjetës së Vonë (shek. XIV-XV), por edhe më parë gjatë shek. XIII, kemi një prani gjithnjë e më të shpeshtë të klerikëve katolikë shqiptarë në trojet e Republikës së Raguzës. Klerikët shqiptarë i gjejmë nëpër manastire, famulli, katedrale dhe nëpër kisha të ndryshme, qoftë në ato më të rëndësishmet apo në ato më pak të rëndësishme. Madje, priftërinjtë shqiptarë depërtojnë edhe në rangjet më të larta brenda vetë Kryeipeshkëvisë së Raguzës, ku në vitin 1383 kemi të dokumentuar si kryeipeshkëv të Raguzës, Andrean nga Durrësi. Në gjysmën e dytë të shek. XIV, numri i klerikëve katolikë shqiptarë bëhet akoma edhe më i madh dhe kjo bie menjëherë në sy nëpër dokumentet e kohës.
Article Details
How to Cite
Malaj, Edmond. 2023. “PRANIA DHE VEPRIMTARIA E KLERIT SHQIPTAR NË RAGUZË GJATË MESJETËS”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/42cyy754.
How to Cite
Malaj, Edmond. 2023. “PRANIA DHE VEPRIMTARIA E KLERIT SHQIPTAR NË RAGUZË GJATË MESJETËS”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/42cyy754.
