Main Article Content

Abstrakti

Pas Luftës së Dytë Botërore regjimi politik në Shqipëri u formësua sipas modelit sovjetik të qeverisjes të frymëzuar nga marksizëm-leninizmi. Në shkencat politike, marksizmi-leninizmi konsiderohet si ideologjia zyrtare e shtetit sovjetik dhe e të gjitha partive komuniste besnike ndaj Stalinit dhe pasardhësve të tij. Marksizmi dhe leninizmi sipas një përcaktimi më konkret nuk është as marksizëm e as leninizëm, as sintezë filozofike, por një term artificial që Stalini e përdori personalisht kur u botua për herë të parë më 1938 Historia e Partisë Komuniste të BS (Bolshevike), për të përcaktuar se çfarë është komunizmi dhe çfarë nuk është komunizmi. Mund të thuhet se marksizmi është teoria dhe komunizmi praktika - ose ndryshe që të dyja janë përzierje te ndërlikuara të teorisë dhe praktikës.

Article Details

How to Cite
Nathanaili, Petrit. 2023. “KONCEPTE TË ELITËS DREJTUESE TË SHQIPËRISË STALINISTE MBI INTEGRIMIN EVROPIAN”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/4csez474.

How to Cite

Nathanaili, Petrit. 2023. “KONCEPTE TË ELITËS DREJTUESE TË SHQIPËRISË STALINISTE MBI INTEGRIMIN EVROPIAN”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/4csez474.

Share