Main Article Content
Abstrakti
Gjatë hulumtimit tonë rreth pranisë së klerikëve shqiptarë në Raguzë
gjatë Mesjetës nëpër studime dhe dokumente na paraqitet një person i
quajtur Marinus de Dulcinio, i cili rezulton i pranishëm që në vitin 1352
në Dubrovnik.
Më vonë kemi akoma edhe një person tjetër po me këtë emër,
Marinus de Dulcinio që nuk mund të jetë i njëjti person me atë të parin.
Marinus de Dulcinio (i dytë) përmendet në vitin 1380-92 si banues në
Dubrovnik. Ky duhet të ketë qenë me siguri kryeipeshkvi i mëvonshëm i
Tivarit, i cili ishte në krye të kësaj kryeipeshkvie nga viti 1396 deri në
vitin 1420 për të cilin po japim disa të dhëna biografike. Vitin e tij të
lindjes nuk e dimë dhe nuk dimë asgjë rreth rinisë dhe formimit të tij
klerikal. Të dhënat rreth tij fillojnë me hyrjen në shërbimin diplomatik
për Balshajt.
