Main Article Content

Abstrakti

Që nga viti 1913, një pjesë e trojeve dhe popullsisë shqiptare kishte mbetur brenda kufijve të Serbisë dhe Malit të Zi. Autoritetet jugosllave vepruan sipas një programi “të studiuar”, të ndjekur sistematikisht për një kohë të gjatë, thelbi i të cilit ishte thyerja e homogjenitetit të kësaj popullsie kompakte dhe eleminimi i saj fizik. Beogradi synonte të krijonte për shqiptarët kushte të padurueshme dhe t`u impononte atyre shpërnguljen. Meqenëse zhvendosja në viset e tjera në brendësi të Jugosllavisë nuk kishte rezultuar një masë efikase, atëherë u ndoq një rrugë tjetër, shpërngulja e tyre drejt Turqisë. E gjendur përballë këtij fakti, qeveria shqiptare mbajti një qëndrim të vendosur. Interesi kombëtar e kërkonte që ata të mos emigronin në Turqi, por, as në brendësi të territoreve të Mbretërisë Shqiptare, për arsye se gjendja financiare e shtetit shqiptar, nuk e lejonte emigrimin e tyre në një masë kaq të madhe.

Article Details

How to Cite
Bello, Hasan. 2023. “POLITIKA E MBRETËRISË SHQIPTARE PËR PARANDALIMIN E SHPËRNGULJES SË KOSOVARËVE DREJT TURQISË DHE MOSRATIFIKIMIN E KONVENTËS JUGOSLLAVO-TURKE TË VITIT 1938”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/403.

Share