Main Article Content

Abstrakti

Projektet dhe përpjekjet për bashkëpunim midis popujve e shteteve nuk kanë munguar edhe në Ballkanin e konflikteve. Interesat dhe fatet i kanë detyruar herë pas here këto shtete, të lënë mënjanë përkohësisht armiqësitë, të arrijnë marrëveshje bashkëpunimi mes tyre, madje edhe të krijojnë aleanca. Në fokus të këtij punimi janë pikërisht dy projekte për bashkëpunimin midis shqiptarëve dhe grekëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. I pari ishte një projekt bashkëpunimi ushtarako-politik që u takon grupeve të majta të rezistencës, i iniciuar nga Partia Komuniste Jugosllave (PKJ) në kuadër të planeve për bashkimin e ardhshëm të shteteve ballkanike në një federatë shtetesh komuniste. I dyti lidhet me një propozim për një federatë greko-shqiptare, e cila ishte një iniciativë e qarqeve nacionaliste shqiptare, në bashkëpunim me qeverinë kuislinge të Tiranës. Qëllimi i këtij punimi është të diskutojë mbi arsyet që diktonin ndërmarrjen e këtyre projekteve bashkëpunimi shqiptaro-grek. A diktohej ai nga nevoja e përballimit të pushtuesit të përbashkët, gjetjes së aleatëve ideologjikë, apo kërkesave pragmatiste të mbijetesës politike?

Article Details

How to Cite
Boçi, Sonila. 2023. “DILEMAT E PROJEKTEVE PËR BASHKËPUNIMIN MIDIS SHQIPTARËVE DHE GREKËVE GJATË VITEVE 1943-1944”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/406.

How to Cite

Boçi, Sonila. 2023. “DILEMAT E PROJEKTEVE PËR BASHKËPUNIMIN MIDIS SHQIPTARËVE DHE GREKËVE GJATË VITEVE 1943-1944”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/406.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 > >>