Main Article Content

Abstrakti

Fundi i viteve ’40 pati ndryshime të rëndësishme në situatën e brendshme dhe të jashtme të shtetit shqiptar. Në marrëdhëniet ndër-kombëtare, lufta civile në Greqi kishte përfunduar me fitoren e Bllokut Perëndimor, por kriza e Berlinit shënoi një pikë të re kulmore në Luftën e Ftohtë. Ndërkohë, në Bllokun Lindor, Jugosllavia e Titos i tha “jo” diktatit të Bashkimit Sovjetik, duke shënuar kështu ndarjen e parë në të.
Këto ngjarje ndërkombëtare patën rezonancën e tyre në Shqipërinë e vogël. Një sërë ndryshimesh u vunë re në politikën e brendshme dhe të jashtme shqiptare, të cilat, në mënyrë të natyrshme, ndikuan dhe në politikën e shtetit shqiptar ndaj minoritetit grek. Qëllimi i këtij artikulli është të analizojë përparësitë dhe mangësitë që pati minoriteti grek në Shqipëri nga zhvillimet e brendshme dhe situata ndërkombëtare.

Article Details

How to Cite
Boçi, Sonila. 2023. “MINORITETI GREK NË SHQIPËRI NË FILLIM TË VITEVE ‘50”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/435.

How to Cite

Boçi, Sonila. 2023. “MINORITETI GREK NË SHQIPËRI NË FILLIM TË VITEVE ‘50”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/435.

Share