Main Article Content

Abstrakti

Ndikimi i marrëdhënieve ndërshtetërore në politikat ndaj minoriteteve ka
qenë objekt debati mes studiuesve të ndryshëm. A janë minoritetet që
kushtëzojnë marrëdhëniet ndërshtetërore apo e kundërta? Nëse këtë
çështje e fokusojmë në prirjet apo dhe lëvizjet nacionaliste që hasen
rëndom në popullsitë dhe zonat minoritare, atëherë çështja mund të
shtrohet në këtë mënyrë: a janë të afta minoritetet në vetvete të gjenerojnë
lëvizje irredentiste apo irredentizmi i tyre nxitet nga faktorë të jashtëm, si
p.sh shteti amë? Në morinë e madhe të minoriteteve dhe historisë së
secilit prej tyre mund të gjejmë shembuj të ndryshëm që argumentojnë
njërin apo tjetrin opinion. Studiuesja hungareze, Erin K. Jenne ka një
vështrim më përgjithësues për nacionalizmin në rritje apo në rënie të
minoriteteve. Sipas saj, vetëgjenerimi i ideve nacionaliste të një minoriteti
ndodh në disa kushte dhe disa premisa specifike.

Article Details

How to Cite
Boçi, Sonila. 2023. “POLITIKA E GREQISË NDAJ SHQIPËRISË DHE MINORITETI GREK GJATË VITIT 1945”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/472.

How to Cite

Boçi, Sonila. 2023. “POLITIKA E GREQISË NDAJ SHQIPËRISË DHE MINORITETI GREK GJATË VITIT 1945”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/472.

Share