Main Article Content

Abstrakti

Dihet se Lufta e Vlorës është zhvilluar në verën e vitit 1920 kundër
forcave pushtuese italiane. Atëherë, kishin kaluar gati 6 vjet nga dhjetori i
1914-ës, kur trupat italiane ishin vendosur në krahinën e Vlorës. Kishin
kaluar po ashtu dy vjet nga mbarimi i Luftës I Botërore dhe rreziku për të
ardhmen e krahinës së Vlorës dhe bashkë me të rreziku për të ardhmen
politike të mbarë Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran, po bëhej gjithnjë
e më kërcënues nga lakmitë e vendeve fqinj, fituese të Luftës. Në radhë të
parë kërcënoheshin nga pretendimet e qeverisë së Romës që këmbëngulte
në vendosjen e krahinës së Vlorës nën sovranitetin e Italisë dhe shkeljen e
pavarësisë kombëtare të shtetit shqiptar duke e vendosur këtë shtet nën
mandatin kolonial të Italisë. Në rrethanat kur këto mëtime kishin
mbështetjen e Fuqive të tjera të Mëdha fituese të Luftës Botërore, dhe kur
kishin dështuar përpjekjet e palës shqiptare për zgjidhjen me rrugë
kompromisi të konfliktit me pushtuesit italianë, për forcat atdhetare
shqiptare e vetmja zgjidhje për mbrojtjen e vendit mbeti lufta e armatosur.

Article Details

How to Cite
Çami, Muin. 2023. “LUFTA ÇLIRIMTARE E VLORËS DHE EQREM BEJ VLORA ME FAIK KONICËN”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/14c56n07.

How to Cite

Çami, Muin. 2023. “LUFTA ÇLIRIMTARE E VLORËS DHE EQREM BEJ VLORA ME FAIK KONICËN”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/14c56n07.

Share