Main Article Content

Abstrakti

Ky punim synon të analizojë raportet diplomatike në fushën ushtarake mes Shqipërisë dhe Kinës nga viti 1963 deri në vitin 1975. Periudha kohore e zgjedhur për analizë përkon me momentin e intensifikimit të marrëdhënieve ushtarake e shkon deri në bjerrjen e tyre, pa ndonjë fërkim dhe demonstrim force siç ndodhi me Bashkimin Sovjetik.
Teza qendrore e këtij punimi është se marrëdhëniet ushtarake Shqipëri-Kinë ishin marrëdhënie të pastra interesi ekonomik dhe ideologjik, pa pika takimi në parime dhe doktrina ushtarake. Si të tilla, ato kushtëzuan tjetërsimet doktrinore dhe qasjen për rolin e ushtrisë shqiptare në fushën e mbrojtjes. Në mbështetje të kësaj teze, analizohen arsyet politike që përcaktuan një diplomaci ushtarake soft dhe smart nga pala kineze, duke shkurajuar çdo përpjekje shqiptare për një aleancë mirëfilli ushtarake apo iniciativa në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë që binte ndesh me politikën e jashtme të Kinës.
Metodologjia e përdorur në këtë punim është një shqyrtim i literaturës historike të autorëve të huaj dhe vendës, që kanë analizuar disa nga aspektet më të rëndësishme politike dhe ekonomike të marrëdhënieve shqiptaro-kineze. Fokusi në çështjet ushtarake dhe shfrytëzimi i burimeve arkivore të Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është një risi, në raport me punimet e mëparshme që trajtojnë aleancën shqiptaro-kineze.


Ballafaqimi i këtyre dokumenteve me literaturën e përdorur gjykojmë se do të japë një panoramë më të plotë se në ç’raport qëndronin lidhjet ushtarake të Kinës me Shqipërinë në politikën e jashtme të të dyja vendeve, veçanërisht Kinës. Përfundimet bazohen kryesisht në dokumentacionin shqiptar. Analiza e marrëdhënieve ushtarake përfshin raportet e të dyja vendeve duke cekur raportet e secilit prej tyre me Traktatin e Varshavës (TV), organizatë ushtarake dhe politike e vendeve komuniste, kundërshtare e NATO-s. Për ta përmbyllur, simbioza ushtarako - politike e Kinës dhe e Shqipërisë në përballje me Bashkimin Sovjetik, është një pazëll interesant idesh dhe mesazesh që vlejnë të deshifrohen në kuadër të studimit të historisë së Luftës së Ftohtë brenda vetë Kampit Komunist.

Fjalëkyçet

Ndihmë ushtarake, traktat mbrojtjeje, doktrinë, Kinë-Shqipëri, armatim, Luftë e Ftohtë, Traktati i Varshavës.

Article Details

How to Cite
Smaçi, Etleva. 2025. “Diplomacia Ushtarake Kineze Në kuadër Të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë: Një Trajtesë Nga Arkivat Shqiptare”. Studime Historike, no. 1 (October). https://doi.org/10.61773/cnr27a62.

How to Cite

Smaçi, Etleva. 2025. “Diplomacia Ushtarake Kineze Në kuadër Të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë: Një Trajtesë Nga Arkivat Shqiptare”. Studime Historike, no. 1 (October). https://doi.org/10.61773/cnr27a62.

Share

References

  1. Në këtë punim termi “diplomaci ushtarake” do t’i referohet në një sens më të gjerë një tërësie aktivitetesh jo të dhunshme në politikën e jashtme dhe / ose programeve të një shteti, për të përmbushur interesat e politikës së tij të brendshme dhe sigurinë e tij të jashtme në raport me një ose disa vende të tjera.
  2. William E. Griffith, Albania and the Sino-Soviet Rift (Cambridge: M.I.T. Press, 1963).
  3. Harry Hamm, China’s beachhead in Europe (New York: Frederick A. Praeger, 1962).
  4. Lorenz Lüthi, “The People’s Republic of China and the Warsaw Pact Organization, 1955-1963”, Cold War History 7, no. 4 (2007): 479-494; shih gjithashtu: Lorenz Lüthi, The Sino-Soviet Split. Cold War in the Communist World (Princeton and Oxford: Princeton University Press, 2008).
  5. Elez Biberaj, Albania and China. A Study of an Unequal Alliance (Boulder and London: Westview Press, 1986).
  6. Elez Biberaj, "Albanian-Chinese Relations 1962-1969", Tirana Observatory: Foreign Policy and International Relations 2, no. 3 (2020), 280-281 (shikuar më 21.06.2023).
  7. https://tiranaobservatory.com/2020/07/06/albanian-chinese-relations-1962-1969/
  8. Elidor Mëhilli, From Stalin to Mao. Albania and the Socialist World (Ithaca and London: Cornell University Press, 2017), cituar në Ylber Marku, "Communist relations in crisis: The end of Soviet-Albanian relations, and the Sino-Soviet split, 1960-1961", The International History Review 42, no. 4 (2020): 813-832.
  9. Elidor Mëhilli, “A Window into Mao’s China, 1950-1970”, në A blog of the History and Public Policy Program (Wilson Center, on December, 12, 2022) (shikuar më 20.06.2023).
  10. https://www.wilsoncenter.org/blog-post/window-maos-china-1959-1970
  11. Ylber Marku, Sino-Albanian relations during the Cold War, 1949-1978: an Albanian perspective, Tezë Doktorature (Hong Kong: Lingnan University, 2017; shih gjithashtu Ylber Marku, "Communist relations in crisis: The end of Soviet-Albanian relations, and the Sino-Soviet split, 1960-1961", The International History Review 42, no. 4 (2020), 813-832 (shikuar më 20.06.2023). DOI:10.1080/07075332.2019.1620825
  12. Gjon Boriçi, "Kredia e fundit kineze pёr Shqipёrinё 1974-1975”, nё Studime historike, nr. 1-2 (2018): 255-272; shih gjithashtu: Gjon Boriçi, Marrëdhëniet shqiptaro-kineze në Luftën e Ftohtë 1956-1987, bot. II, ASA, Instituti i Historisë (Tiranë: Botimet albanologjike, 2022); po ai, Shqipëria dhe Kina, marrëdhënie e ngushtë në sfondin e Luftës së Ftohtë. Dokumente 1956-1978, ASA, Instituti i Historisë (Tiranë: Botimet albanologjike, 2020).
  13. Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë nga Lufta e Dytë Botërore në Luftën e Ftohtë (Tiranë: Klean, 2015), 228; shih gjithashtu: Gjon Boriçi, Marrëdhëniet shqiptaro-kineze në Luftën e Ftohtë 1956-1987, bot. II, ASA, Instituti i Historisë (Tiranë: Botimet albanologjike, 2022); shih gjithashtu: Elez Biberaj, Shqipëria dhe Kina, një aleancë e pabarabartë (Tiranë: AIIS, 2014); shih gjithashtu: Enver Bytyçi, Shqipëri-Kinë, dështimi i një bashkëjetese (Tiranë: Instituti i Studimeve të Europës Juglindore, 2014).
  14. Biberaj, "Albanian-Chinese Relations 1962-1969", 274-289.
  15. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi (më tej: F.) 14/Arkivi i Partisë (AP)-Organet Udhëheqëse (OU), Viti (më tej: V.) 1968, Dosja (më tej: D.) 12, fl. 40. Mbi dërgimin e anëtarit të Bashkimeve Profesionale dhe ministër i Mbrojtjes shokut Beqir Balluku në RPK. “Teza mbi disa çështje për të biseduar me shokët e udhëheqjes së PKK-së.
  16. Douglas Selvage, “The Warsaw Pact and Nuclear Nonproliferation, 1963-1965”, në Cold War International History Project Vol. 32 (Woodrow Wilson International Center of Scholars, 2001). Gjatë vitit 1963-1964, viti i fundit i Nikita Hrushovit në drejtimin e PKBS-së, ai shfaqi vullnet për të pranuar armatosjen e Republikës Federale Gjermane me armë bërthamore nga NATO, në shkëmbim të nënshkrimit të një marrëveshjeje për ndalimin e testimeve bërthamore. Qëllimi kryesor i kësaj nisme shihej si një mjet presioni ndaj Republikës Popullore të Kinës për të ndaluar programin e saj bërthamor në zhvillim e sipër.
  17. AQSH, F.14 /AP-MP PK/(b) BS, V. 1958, D. 2, fl. 25; shih gjithashtu: Etleva Smaçi, Shqipëria në Traktatin e Varshavës (i pabotuar, disertacion për gradën “Doktor i shkencave”, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, 2017).
  18. AMPJ, V. 1963, D. 101, fl. 2. Relacion skematik mbi marrëdhëniet e vendit tonë me BS-në gjatë vitit 1963, përgatitur nga Llazar Muço.
  19. Po aty, V. 1964, D. 588, fl. 7. Material lidhur me Traktatin e Varshavës.
  20. Po aty, fl. 3. 19 AQSH, F 14/AP- Marrëdhëniet me Partitë e tjera Komuniste (më tej: MP), V. 1963, D. 5, fl 1-15; shih gjithashtu: Biberaj, "Albanian-Chinese Relations 1962-1969", 277; shih gjithashtu: Bytyçi, Shqipëri-Kinë, 250.
  21. * Traktati i Moskës u firmos më 5 gusht 1963 mes Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së dhe ndalonte testimet e armëve bërthamore ose çdo eksplozion nuklear në atmosferë, hapësirë kozmike apo nën ujë. Ai u ratifikua nga SHBA-ja në Senat më 24 shtator 1963 dhe hyri në fuqi më 10 tetor të po atij viti.
  22. Po aty, fl. 3.
  23. * Deri në vitin 1963 zotërues të bombës atomike ishin SHBA-ja, Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe Franca.
  24. AQSH, F 14/AP-MP, V. 1963, D. 5, fl. 4.
  25. Po aty, fl. 5.
  26. ** Qeveria shqiptare i referohej në këtë rast nenit 3 të dokumentit zyrtar të Traktatit të Varshavës që përcaktonte qartë konsultimin mes anëtarëve të Traktatit mbi çështje të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat kishin lidhje me interesat e përbashkët, duke pasur si parim udhëheqës forcimin e paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar.
  27. AQSH, F. 14/AP-MP, V. 1963, D. 5, fl. 8-9.
  28. Po aty, fl. 12.
  29. Po aty.
  30. Po aty, fl. 11.
  31. Po aty, fl. 15.
  32. AMPJ, V. 1964, D. 588, fl. 2. Material lidhur me Traktatin e Varshavës.
  33. Po aty, fl.7. Material lidhur me Traktatin e Varshavës.
  34. AQSH, F. 14/AP-MP, V. 1963, D. 17, fl 3. Takim i Enver Hoxhës me delegacionin e shoqërive sportive dhe mbrojtjes së RPK-së kryesuar nga kolonel Li Da, më 10 dhjetor 1963. Edhe pse delegacioni u përkiste shoqërive sportive, pjesa më e madhe e bisedës së zhvilluar me delegacionin ushtarak kinez u bë lidhur me përballjen e Kinës për problemin e bombës atomike me Bashkimin Sovjetik dhe SHBA-në. Enver Hoxha shprehu bindjen se prodhimi i bombës nga Kina ishte çështje me “sot dhe nesër”.
  35. Po aty, F.14/AP-MPKK, V. 1961, D. 1, fl. 1. Bisedë mes Çu En Lait dhe Spiro Kolekës, 17 janar 1961.
  36. Republika Popullore e Kinës dhe Bashkimi Sovjetik kishin nënshkruar një traktat aleance dypalëshe miqësie më 14 shkurt 1950. Në Traktatin e nënshkruar në Varshavë, më 11 maj 1955, Kina ruajti rolin e vëzhguesit. Bashkimi Sovjetik, referuar Lüthi-t, duke qenë se ishte pjesë e të dyjave, pra edhe traktatit dypalësh, edhe si drejtues i Traktatit të Varshavës luajti një rol përcaktues në këto dy aleanca.
  37. Lorenz M. Lüthi, "The People's Republic of China and the Warsaw Pact Organization, 1955-63", Cold War History 7, no. 4 (2007): 479-494; shih gjithashtu: Zihua Shen & Yafeng Xia, “Between Aid and Restriction: Changing Societ Policies towards China’Nuclear Weapons Program:1954-1960”, Nuclear Proliferation International History Project, Working Paper 2 (Wilson Center: May 2012).
  38. Po aty, 480.
  39. Po aty, 481.
  40. Po aty, 489.
  41. Smaçi, Shqipëria në Traktatin e Varshavës (disertacion); shih gjithashtu: AQSH, F. 489, V. 1955, D. 11, fl. 9. Kopje e Traktatit të miqësisë, të bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke midis Republikës Popullore të Shqipërisë, Republikës Popullore të Bullgarisë, Republikës Popullore të Hungarisë, Republikës Demokratike Gjermane, Republikës Popullore të Polonisë, Republikës Popullore të Rumanisë, Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dhe Republikës Çekosllovake; shih gjithashtu: AMPJ, V. 1955, D. 293, B. VI-3, fl. 1-8.
  42. AQSH, F.14/AP-OU, V. 1963, D. 12, fl. 27. Procesverbal i mbledhjes së Byrosë Politike. Përgatiten tezat për diskutim me shokët kinezë. Një nga pikat që do të diskutohej ishte dalja nga Traktati i Varshavës; shih gjithashtu: Ana Lalaj, “Shqipëria: “Nga Pakti i Varshavës në NATO”, në Studime historike, nr. 3-4 (2008):184.
  43. AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1968, D. 1, fl. 132. Fjala e Mehmet Shehut në Plenumin V të KQ të PPSH-së, 5 shtator, viti 1968.
  44. Po aty, F. 14/MPKK, V. 1963, D. 6, fl. 3. Biseda e Beqir Ballukut me Çu En Lain, 30 shtator 1963. Udhëheqja shqiptare kishte frikën e ndërhyrjes së trupave të Traktatit të Varshavës në Shqipëri si në rastin e Hungarisë, dyshim ky i shprehur edhe gjatë bisedimeve nga Beqir Balluku. “Jugosllavia mund të bëjë provokacione për të krijuar incidente, kështu që TV mund të ndërhyjë dhe të bëhet Shqipëria një Hungari e dytë.”; shih gjithashtu: Hamit Kaba, “Konflikti shqiptaro-sovjetik në optikën e fqinjëve”, në Studime historike, nr.1-2 (2010): 82. Sipas burimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit, ambasada amerikane në Romë, më 22 janar 1963 raportonte mbi dyshimet italiane në lidhje me planet jugosllavo-sovjetike për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës.
  45. AQSH, F.14/AP-OU, V. 1968, D. 12, fl. 40. Mbi dërgimin e anëtarit të Bashkimeve Profesionale dhe ministër i Mbrojtjes shokut Beqir Balluku në RPK. “Teza mbi disa çështje për të biseduar me shokët e udhëheqjes së PKK”.
  46. Po aty, fl. 40.
  47. Po aty, fl. 39.
  48. Kaba, “Konflikti shqiptaro-sovjetik”, 169.
  49. AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1968, D. 12, fl. 45.
  50. Po aty.
  51. Po aty, F.14/MPKK, V. 1963, D. 6, fl.19. Sipas Çu En Lait, një sulm i tillë do të shkaktonte një tronditje në tërë botën.
  52. Po aty, fl. 27.
  53. Po aty.
  54. Po aty, F.14/ MPKK, V. 1963, D.7, fl. 30. Biseda e datës 10 shtator, mes Beqir Ballukut dhe Ten Hsiao Pinit.
  55. Po aty, fl. 65. Biseda e datës 24 shtator, mes Beqir Ballukut dhe Ten Hsiao Pinit.
  56. Po aty, fl. 77. Ten Hsiao Pini pranoi rreziqet që i kanoseshin Shqipërisë nga tri drejtimet. Por, në dallim me palën shqiptare që këmbëngulte për sulme ndaj Shqipërisë, për të situata në botë ishte e tillë që nuk sillte rreziqe për Shqipërinë. Gjatë bisedës ai paralelizoi situatën në Kubë me rastin e Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin te udhëheqësit shqiptarë, që sulmet që ata presupozonin ishin me pak gjasa të mundshme. “Përderisa SHBA nuk po sulmojnë Kubën që ndodhet vetëm disa milje larg, është e qartë se një gjë të tillë nuk mund ta bëjë kundër Shqipërisë, qoftë edhe me anë të Flotës së Gjashtë, qoftë edhe me anën e Greqisë.”
  57. Po aty, fl. 78.
  58. Po aty, fl. 80. Edhe pse mendonin se ky traktat nuk ishte ndonjë gjë e madhe për Kinën, denoncimi i tij nuk ishte një veprim që ata e mendonin si të arsyeshëm.
  59. Po aty.
  60. * Qëndrimi ndaj kësaj çështjeje për Ten Hsiao Pinin ishte një çështje taktike dhe duhej vepruar me takt.
  61. Po aty, fl. 80.
  62. Ten Hsiao Pini e hodhi poshtë argumentin shqiptar, sipas të cilit nënshkrimi i një traktati aleance nuk e detyronte Kinën të futej në luftë për Shqipërinë. Ai i argumentoi Ballukut se bërja e një traktati të tillë, do të influenconte të dyja shtetet në politikën e tyre të jashtme. “Ne mejtojmë se po të bëhet një traktat i tillë, kjo do të ketë pasoja njëlloj si për ju, ashtu edhe për ne. Për shembull, për çfarë veprimi do të marrin ata kundër jush ne do të influencohemi dhe për çdo veprim që do të marrin ata kundër nesh ju do të influencoheni”.
  63. Po aty, fl. 81.
  64. Po aty.
  65. Po aty, fl. 82.
  66. Po aty.
  67. AQSH, F.14/AP-OU, V. 1967, lista 1, D. 5, fl. 48-51. Procesverbal i mbledhjes së Byrosë Politike mbi rezultatet e vizitës në Kinë të delegacionit ushtarak shqiptar të kryesuar nga shoku Beqir Balluku dhe mbi takimet që bëri shoku Hysni Kapo me rastin e vajtjes atje për arsye shëndetësore.
  68. Ndihma materiale e kërkuar nga pala shqiptare kapte vlerën e 600 milionë rublave. Në këtë ndihmë përfshiheshin 300 tanke, nga të cilat u dhanë 265. Nga 1 000 mitraloza katërgrykësh që kërkuan, u dhanë vetëm 200. Kaq u dhanë edhe për mitraloza me 2 grykë, 500 me një grykë. Pala kineze ofroi për ushtrinë shqiptare në këtë takim gjithashtu 3 skuadrilje avionësh, 2 Mig 19, 1 Mig 21.
  69. AMPJ, V. 1968, D. B/I-10, fl. 107-112; shih gjithashtu: Smaçi, Shqipëria në Traktatin e Varshavës (disertacion).
  70. “Çfarëdo që të ndodhë, populli kinez do të jetë gjithmonë i bashkuar fort me shokët shqiptarë të armëve”, kryeartikull i gazetës “Cefancjunbao”, Zëri i Popullit, 21.09.1968, 4.
  71. Po aty.
  72. Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura (më tej: AQFA), F. 100/3, Sekretariati, V. 1970, D. 6, fl. 2-15; shih gjithashtu: “Përmbledhje dokumentesh të periudhës së Luftës së Dytë Botërore (1939-1944) dhe Luftës së Ftohtë (1947-1990), Buletin Arkivor Ushtarak, nr. 1-2 (2020): 208.
  73. AQFA F. 100/3, Sekretariati, V. 1970, D. 6, fl. 2.
  74. AQFA, F. 100/3, Sekretariati, V. 1968, D. 166, fl. 1-8. Protokoll mbi bisedën që u zhvillua midis delegacionit të Partisë dhe qeverisë së RPSH-së të kryesuar nga shoku Beqir Balluku me shokun Çu En Lai, Huan Jun Shen e të tjerë...; shih gjithashtu: Gjon Boriçi, “Kreditë dhe ndihmat kineze për Shqipërinë”, në Studime historike, nr. 3-4 (2018): 209-210.
  75. AQFA, F. 100/3, Sekretariati, V. 1968, D. 166, fl. 1.
  76. Po aty, fl. 2.
  77. Po aty.
  78. Po aty, fl.3. Konceptin e luftës së madhe Çu En Lai e lidhte më së pari me zhvillimet në arenën ndërkombëtare. Një luftë e tillë ku do të përfshihej edhe Shqipëria mund të nisej nga SHBA-ja pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 1968, ose pasi BRSS-ja të ishte futur në vendet e Europës Lindore. Në këtë kuadër, veprimet luftarake kundër Shqipërisë sipas Çu-së mund të nisnin gjashtëmujorin e parë ose të dytë të vitit 1969. Për këtë përballje qeverisë shqiptare i nevojitej të mendohej thellë për të prishur planet e armikut.
  79. Po aty.
  80. * Materiali i përgatitur nga dy teoricienë ushtarakë të lartë, Spiro Shalësi dhe Ernest Jakova, sugjeronte se për një ushtri si ushtria jonë lufta pozicionale ishte e humbur [e kotë, e pamundur], prandaj dhe forcat planifikoheshin të hidheshin në kundërsulm jo të grupuara [për të minimizuar humbjet].
  81. Po aty.
  82. Po aty, fl. 7.
  83. Po aty, fl. 4.
  84. Gjon Boriçi, “Përpjekjet e qeverisë shqiptare për të arritur industrializimin e vendit me anë të veprave të fundit madhore nga Kina në Shqipëri 1966 -1973”, në Studime historike, nr. 1-2 (2021): 295-297. Autori Gj. Boriçi në artikull argumenton se qeveria shqiptare ishte më shumë e gëzuar për ndihmat ushtarake, sesa për kredinë dhe ndihmat ekonomike. Ky argument mendojmë se qëndron, pasi për shkak të psikozës së sulmit të kombinuar të Bashkimit Sovjetik dhe NATO-s qeveria shqiptare jo vetëm kishte rritur ndjeshëm numrin e forcave të armatosura, por përmes procesit të Shkollave të Lira Vullnetare, kishte nisur militarizimin e gjithë jetës së vendit, me parullën “I gjithë populli ushtar”.
  85. AQFA, F.100/3, Sekretariati, V. 1972, D. 239, fl. 70-03. Nga biseda e shokut Çu En Lai me shokun Beqir Balluku, 1 dhjetor 1972.
  86. Po aty.
  87. Laurien Crump, The Warsaw Pact Reconsidered International Relations in Eastern Europe, 1955-1969 (New York: Routlegde, 2015), 85.
  88. AQFA, F.100/3, Sekretariati, V. 1972, D. 239, fl. 70-103.
  89. Po aty.
  90. Po aty.
  91. * Pjesë e delegacionit ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes ishin Rrahman Parllaku, Mendu Backa, Faik Take, Sul Domi, Abaz Fejzo, Kiço Janko, Januk Dango, Abdi Mati, Gaqo Pojani dhe Qazim Kapisyzi. Të gjithë ishin ushtarakë karriere dhe drejtues të tri forcave kryesore, si: forca tokësore, ajrore, detare apo përfaqësues të Institutit të Projektimit Ushtarak që merrej me fortifikimet.
  92. AQFA, F.100/3, Sekretariati, V. 1972, D. 239, fl. 139-146.
  93. ** Në takim Xhan C’haj Cien diskutoi me ushtarakët shqiptarë rreth problematikave të raketave tokë-ajër, efektivitetin e tyre të ulët në goditjen e avionëve armiq, problemet me kapjen e radiozhurmave të armikut etj.
  94. AQFA, F. 100/3, Sekretariati, V. 1972, D. 239, fl. 139-146.
  95. Lista që mendohej të përfshihej në protokoll, parashikonte ndihmë ushtarake si më poshtë:
  96. - 262000 copë pushkë;
  97. - 3782 topa të kalibrave të ndryshëm;
  98. - 36 copë avionë të tipave të ndryshëm;
  99. - 18 copë anije ushtarake;
  100. - 150 copë tanke të tipit të mesëm;
  101. - 43 copë radiolokatorë të tipave të ndryshëm;
  102. - 1521 copë automjete të ndryshme dhe materiale e pajisje përkatëse.
  103. Po aty; shih gjithashtu: AQSH, F. 14, V. 1971, D. 2; Biberaj, Shqipëria dhe Kina, 111.
  104. Smaçi, Shqipëria në Traktatin e Varshavës (disertacion), 110-116.
  105. AQFA, F. 100/3, Sekretariati, V. 1972, D. 239, fl. 139-146.
  106. Boriçi, “Kreditë e fundit kineze”: 267.
  107. Po aty, 268. Studiuesi Boriçi shpjegon se letra nuk mori përgjigje dhe del në përfundime të qarta që udhëheqja kineze ishte distancuar tashmë plotësisht nga psikozat e luftës së madhe të regjimit të Tiranës.
  108. Rregullore e batalionit të këmbësorisë në luftim (Tiranë: Shtëpia Botuese e Ushtrisë, 1976), 248.