Main Article Content

Abstrakti

Detajet e fushatës së shkurtër të habsburgëve në vjeshtën e vitit 1689 në Kosovë, për një pjesë të madhe të historiografëve, bazohen në disa prej kronikave të hershme kryesisht të dorës së dytë që e përshkruajnë këtë ngjarje. Një burim kryesor për shumicën e tyre, dorëshkrimi i njohur si Annotationes und Reflexiones…, rishtazi është vërtetuar të jetë po ashtu i tillë, pra, burim i dorës së dytë (burim sekondar) dhe jo vepër nga një pjesëmarrës në këtë fushatë. Burimet primare, nga protagonistë që kanë qenë dëshmitarë të këtyre ngjarjeve, megjithëse një pjesë e tyre janë njohur që më parë, nuk janë përdorur sa duhet në ndriçimin e këtyre fragmenteve të historisë. Në këtë artikull do të synojmë identifikimin e disa prej këtyre burimeve të kohës që bazohen në letra, relacione e raporte. Së këndejmi, përmes tyre, dhe duke botuar disa prej tyre edhe në shqip, do të synojmë sendërtimin e një pasqyre të përditësuar të ngjarjeve historike të kësaj fushate në Kosovë. Më kryesoret prej këtyre dokumenteve janë tri letrat e vetë Pikolominit gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Kosovë.

Fjalëkyçet

Pikolomini, habsburgët, Kosovë, Prishtinë, Prizren, Pjetër Bogdani, Toma Raspasani, Perandoria Osmane

Article Details

How to Cite
Rugova, Yll. 2024. “Tri Letra Të Pikolominit Gjatë fushatës Ushtarake Habsburgase Në Kosovë (1689)”. Studime Historike, no. 1 (October). https://doi.org/10.61773/8jhc5z66.

How to Cite

Rugova, Yll. 2024. “Tri Letra Të Pikolominit Gjatë fushatës Ushtarake Habsburgase Në Kosovë (1689)”. Studime Historike, no. 1 (October). https://doi.org/10.61773/8jhc5z66.

Share

References

  1. * Kërkimet për këtë punim janë pjesë e një studimi rreth historisë së Prishtinës (2023-2024) si nismë nga Trembelat dhe Varg në Prishtinë, e mbështetur me fondet e komunës së Prishtinës.
  2. 1 Simpliciano Bizozeri, La sagra lega contro la potenza ottomana. Successi delle armi imperiali, polacche, venete, e moscovite, vol. I (Milano: Regia Ducale, 1690).
  3. 2 Christoph Boethius, Ruhm-belorberter triumph-leuchtender und glantz-erhöherer Kriegs-Helm dero Röm. Käyserl. auch zu Hungarn und Böhmen Königl. Majest. und dero samtlichen hohen Bunds-Verwandten wider den blutbesprengten türckischen Tulband, vol. IV (Nurenberg: J. C. Lochner, 1690).
  4. 3 Johann Constantin Feige, Wunderbahrer Adlers-Schwung: Oder Fernere Geschichts-Fortsetzung Ortelii redivivi et continuati, vol. I & II (Vieden: Voigt, 1694).
  5. 4 Dorëshkrimi me titull të plotë Annotationes und Reflexiones der gloriosen kayserlichen Waffen im Jahr 1689, në Österreichisches Staatsarchiv, Kriegsarchiv (KA), Feldakten (FA), Alte Feldakten. (AFA), 1689-13-1, ‘Annotationes No. 5’; Është burimi kryesor te: Hauptmann Gerba, “Die Kaiserlichen in Albanien 1689”, Mitteilungen Kriegsarchiv 2 (1888), 115-178; Мита Костић, “Спаљивање Скопља 26 и 27 окт. 1689”, Јужна Србија 4 (1922), 121-128 (Mita Kostiq, “Spaljivanje Skoplja 26 i 27 okt. 1689”, Juzhna Srbija 4 (1922), 121-128); Томо Томоски, “Еден изгубен документ за австриската војна во Македонија во 1689. година”, Годишен зборник на Филозофскиот факултет 15 (1963), 121-132 (Tomo Tomoski, “Eden izguben dokument za avstriskata vojna vo Makedonija vo 1689. godina”, Godishen zbornik na Folozofskiom fakultet 15 (1963), 121-132); Kristo Frashëri, “Pjetër Bogdani dhe lëvizja çlirimtare shqiptare në shek. XVII”, Studime historike, nr.1 (1990): 159-178. Dokumenti i përkthyer në gjuhën shqipe është botuar nga Injac Zamputi dhe Selami Pulaha, Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, vëll. IV (1675-1699), Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë (Tiranë: 1990), 256-301.
  6. 5 Noel Malcolm, Kosovo – A Short History (New York: New York University Press, 1998), 147; Noel Malcolm, Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit: Studime mbi historinë e shqiptarëve, përktheu Ana Haxhi (Prishtinë: Atini, 2020), 782; Nuri Bedzeti (Bexheti), Die Teilnahme der Albaner am “Grossen Turkenkrieg” 1683-99, disertacion për gradën Doktor i shkencave (Universiteti i Vjenës: 2005), 104-106; Nuri Bexheti, Der “Große Türkenkrieg” und Die Albaner: Die militärische Präsenz der Balkanvölker am “Großen Türkenkrieg” (1683-1699), (Saarbrücken: Südwestdeutscher Verlag für Hochschulschriften, 2009), 85-99.
  7. 6 Joseph Chmel më 1841, në një përshkrim të botuar të dorëshkrimeve që ndodhen në Österreichische Nationalbibliothek të Vjenës, sjell edhe dorëshkrimin e shumëcituar të Beleardit (datuar gabimisht 1682 në vend të vitit 1689). Aty ka botuar edhe një letër të këtij të fundit, pa datë, ku sqarohet se teksti bazohet në informata të mbledhura: “Onde auendo io consagrato alle glorie di V. C. e R. M. ogni mio giorno e momento, e trouandomi sfacendato nel scorso inuerno, ho raccolte, conforme al mio militar possibile talento, le notizie del seguente racconto, quali ossequiosamente paleso alla S. C. C. et R. M. V. protestando con la piu profonda sommissione, che se non sarà del di lei benigno aggradimento, donarò incontinente i miei originali alle fiamme; con che profondamente mi prostro al Trono”, shih Joseph Chmel, Die Handschriften der K. K. Hofbibliothek in Wien im Interesse der Geschichte, besonders der österreichischen, verzeichnet und excerpirt, vol. II (Wien: C. Gerold., 1841), 220-221.
  8. 7 Giovanni Paolo Zenarolla, Trionfi di Leopoldo Primo, imperatore de' Romani sempre Augusto, nell' anno 1689. fino alli 6. Marzo 1690 (Viena: Gio. Van Ghelen, 1690).
  9. 8 Ky është i pari që ka botuar një letër të Pikolominit e cila kishte mbërritur në kampin e Badenit, dhe është dëshmi në këtë drejtim. Për këtë letër Zenarolla shprehej se, “... një korrier arriti në kamp, që disa ditë më parë qe dërguar te Pikolomini, dhe e solli këtë letër për Ludvig von Badenin…” (Po aty, 209-211). Për më shumë, të paktën në vitin 1688 dhe më 1690 janë tri letra të Zenarollës të këmbyera me Badenin që dëshmojnë për kontaktet e tij me këtë të fundit, khs. Iskra Schwarcz, Stefan Spevak & Ekaterina Večeva, Hoffnung auf Befreiung: Dokumente aus österreichischen Archiven zur Geschichte Bulgariens (1687-1690), (Wien: Verlag Ostag., 2004), 100-103, 138-140, 246-247.
  10. 9 Zenarolla, Trionfi di Leopoldo, 209-211.
  11. 10 Rreth kësaj problematike shih: Tomoski, “Eden izguben dokument”, 128.
  12. 11 Në këtë drejtim me rëndësi janë dokumentet: Osterreichisches Staatsarchiv (OS), Signatur: AT-OeStA/KA ZSt HKR HR Librat (Bücher): 0378 Protokoll-Expedit mit Index, 0379 Protokoll-Registratur mit Index, 0380 Protokoll-Expedit mit Index, 0381 Index Registratur, 0382 Protokoll-Registratur, të cilat mund të qasen edhe si faksimile digjitale përmes https://www.archivinformationssystem.at/detail.aspx?id=47162.
  13. 12 Letra e von Badenit për Leopoldin I, nga Nishi, 5 tetor 1689. Botuar te Philipp Röder von Diersburg, Des Markgrafen Ludwig Wilhelm von Baden Feldzüge wider die Türken, vol. II (Karlsruhe: Müller’schen Hofbuchandlung, 1842), 147-151.
  14. 13 Po aty, 149. Pjesë e trupave të Pikolominit kishin qenë: Këmbësori: Kroj (Croy), Aspermonti, Shtrazer (Strasser), Auersperg, Palaf (Palaffj). Kalorës: Pikolomini, Hanover, Holshtajn. Dragonjtë e Stirisë, Serajit (Seauraut), Hanoverit. Hungarezët e Çakit (Czakyt), Paul Dekut, dhe rashianët (Razen), (po aty, 167-168). Siç shihet nga kjo listë, një njësit i rashianëve (serbëve) nën regjimentin hungarez ka qenë pjesë e komandës së Pikolominit edhe para hyrjes në Kosovë.
  15. 14 Po aty, 149.
  16. 15 Po aty.
  17. 16 Po aty.
  18. 17 Letra origjinale në dialektin italian deri tashmë nuk është zbuluar, njihet vetëm botimi i saj në një përkthim në gjuhën gjermane tek Oestrreichisch-militärische Zeitschrift, Vjenë 2 (1808), 235-246 (më tej: Oestrreichisch-militärische). Në këtë vëllim janë botuar dy letra të Pikolominit nga kjo fushatë. Shih te dokumentet në fund për përkthimin në gjuhën shqipe (dok. nr. 1 dhe dok. nr. 4). Këto dy letra më rishtazi i ka përdorur (në gjermanisht) Bexheti, Der “Große Türkenkrieg”, 87-91. Më parë janë përdorur edhe nga Kostiq, “Spaljivanje Skoplja”, 121-128; Tomoski, “Eden izguben dokument”, 122.
  19. 18 Oestrreichisch-militärische, 238.
  20. 19 Megjithëse në këtë letër nuk përmenden data, ato mund të nxirren nga materiale të tjera që janë dërguar ndërkohë. Pikolomini në letër njofton se, fillimisht e kishte marrë Pirotin (të cilin e kishte gjetur të djegur) dhe Palankën, në pjesën jugore të Serbisë së sotme, afër kufirit me Bullgarinë. Nga përshkrimi i sipërpërmendur i Badenit, e dimë se ato ishin marrë para datës 3 tetor dhe se më pas Pikolomini ishte kthyer prapë në Nish. Baden thotë më 5 tetor nga Nishi, se Pikolomini “mbërriti me sukses në kamp pardje bashkë me komandantët e tij, pasi më parë kishte qenë në Pirot, pesë milje nga këtu, dhe nga kështjella afër saj, e njohur si Mustafa Pasha Palanka, një lokacion gjithashtu i vendosur mirë në dalje të një gryke të ngushtë…”, Diersburg, Des Markgrafen, 147.
  21. 20 Origjinali i kësaj letre nuk është zbuluar ende. Atë e përmend dhe e parafrazon në fillim të nëntorit gazeta: Ordinari Mittwochliche Reichs-Post-Zeitungen, Pragë, nr. 181, 12 nëntor 1689, 1-2. Raporti pa titull në këtë gazetë është i datës 6 nëntor: “Gjeneral Pikolomini, të cilit i është besuar komanda e frontit të Nishit, ka shkruar nga Prokupja më 15 të muajit të kaluar, se ai bashkë me 4 apo 5 mijë ushtarë ishte nisur në drejtim të Shqipërisë.” Zenarolla, i cili ishte mjaft i mirinformuar për këtë pjesë të fushatës, ka mundësi ta ketë parë këtë letër. Megjithëse ai më datë 14 tetor thotë se Pikolomini tashmë ishte nisur nga Prokupja. Sipas tij “Pikolomini, i cili në Prokupje kishte mbledhur rezerva të mira të grurit, miellit, sanës dhe mallrave të tjera, vendosi këtu një magazinë furnizimi dhe [më pas] shkëputi nga ana e majtë ngushticën e Leskovcit, ndërsa në anën e djathtë vendosi trupat gjermane e rashiane në kështjellën e Koznikut, më datë 14 ai u nis nga Prokupja në drejtim të Shkupit…”, khs. Zenarolla, Trionfi di Leopoldo, f. 211-212.
  22. 21 Oestrreichisch-militärische, 238.
  23. 22 Ordinari Mittwochliche Reichs-Post-Zeitungen, Pragë, nr. 181, 12 nëntor 1689, 1.
  24. 23 Oestrreichisch-militärische, 238; The London Gazette, nr. 2508, 21-25 nëntor 1689, 1.
  25. 24 Relacioni me emrin Karta e Vjenës (Carta de Viena), botuar në Spanjë disa javë pas ngjarjes, përveç hyrjes në qytet më 18 tetor, sjell edhe detaje të tjera mbi këtë pjesë të fushatës. Sidoqoftë, ajo qartazi është e përpiluar në Vjenë dhe nga dikush që s’ka qenë vetë prezent në ngjarje, prandaj duhet marrë me shumë rezerva. Sidoqoftë, pjesa e detajuar e ditëve të para që tregohet këtu nuk haset ndokund tjetër (përveçse në disa kronika të mëvonshme), prandaj është me vlerë në segmentin që po trajtojmë. Shih “Carta de Viena”, Nuevas ordinarias de los sucessos del Norte, pn, 10-17 janar 1690, Madrid, 30.
  26. 25 Oestrreichisch-militärische, 238.
  27. 26 Po aty.
  28. 27 Zamputi, Pulaha, Dokumente të shekujve XVI-XVII, 228-235.
  29. 28 Këtë të dhënë s’e jep Pikolomini, por ndodhet në një grumbull materialesh të cilat gjenden në Osterreichisches Staatsarchiv të Vjenës, dhe që në ca fragmente të vogla e sjell Tomoski, “Eden izguben dokument”, 122. Prej dokumenteve që kanë humbur nga Arkivi i Vjenës, siç njoftohemi nga Tomoski, disa janë riprodhuar më herët në këtë grumbull materialesh të titulluar Extracte aus dem Relation des Markgrafen Louis von Baden an S. M. den Kaiser vom 26 August bis 30 Dezember 1689, në një dorëshkrim më të madh Geschichte des Feldzuges gegen die Türken vom Jahre 1687-1690, Kriegsarchiv (KA), Feldakten (FA) X 3–1–6 (khs. Tomoski, “Eden izguben dokument”, 128). Këtë material nuk e kemi pasur në dispozicion për këtë studim.
  30. 29 Oestrreichisch-militärische, 238.
  31. 30 Po aty, 239.
  32. 31 Po aty.
  33. 32 Më 10 tetor, A. Molin raportonte se habsburgët po bënin përpjekje për negociata me malësorët shqiptarë përmes patrikut serb Arsenit III si ndërmjetës (Zamputi, Pulaha, Dokumente të shekujve XVI-XVII, 212-214). Por patriku në atë kohë s’ka qenë në Pejë, siç dëshmohet nga një letër tjetër (po aty, 215-216).
  34. 33 Raport anonim prej kampit të Pikolominit i datës 27 tetor në Kaçanik, botuar i plotë: “Auß dem Kayserlichen Feld-Lager mitten im Paß gegen Scopia, genandt Kazaneck”, Die Europäische, nr. 97, 25 nëntor 1689, pn. Për përkthimin në gjuhën shqipe të këtij raporti, shih në fund dokumentet (dok. nr. 3).
  35. 34 Po aty, pn. Bishti i kalit, i njohur në shqip si tujë, ishte simbol i rëndësishëm i gradave të pashallarëve osmanë. Mahmut Begollit këtë tujë (bisht-kali) ia kishte dhuruar vetë Veziri, siç thotë edhe Pikolomini në letër, shih: po aty, pn. Nuk mund të kuptojmë për cilin vezir e ka pasur fjalën.
  36. 35 Po aty.
  37. 36 Po aty.
  38. * Këtu mund të jetë fjala për rashianë (serbë) ose për popullin e Rozhajës.
  39. 37 Po aty.
  40. 38 E botuar së pari në dialektin italian në vitin 1690 te Zenarolla, Trionfi di Leopoldo, 209-211. E njëjta është botuar në vitin 1700 nga Rycaut në gjuhën angleze, khs. Paul Rycaut, Being a full Relation Of the Last Troubles in Hungary, with the Sieges of Vienna, and Buda, and all the several Battles both by Sea and Land, between the Christians, and the Turks, until the End of the Year 1698, and 1699 (London: Robert Clarell dhe Abel Roper, 1700), 351. Për përkthimin e këtij dokumenti në gjuhën shqipe (shih dokumentet në fund) ka ndihmuar prof. dr. Majlinda Bregasi dhe F. Serée, shih rubrikën e dokumenteve (dok. nr. 2).
  41. 39 Ndoshta nga fshati Rabovc (Robovze), afër Lipjanit, ku thuhet se ishte vendosur përkohësisht Pikolomini pas Prishtinës, shih “Auß dem Kayserlichen”, pn.
  42. 40 Zenarolla, Trionfi di Leopoldo, 209.
  43. 41 Prej tri letrave të Pikolominit, dy janë në dialektin italian që nuk është për t’u çuditur, duke qenë se vetë vinte prej rajonit të Toskanës në Italinë e sotme. Edhe një letër tjetër e tij, botuar nga Zamputi, e pranverës së të njëjtit vit është shkruar në dialektin italian, khs. Zamputi, Pulaha, Dokumente të shekujve XVI-XVII, 164-165. Për jetën e Pikolominit dihet çuditërisht pak, duke mos qenë të sigurt madje as për emrin e plotë. Ka mundësi që emrin e vërtetë ta ketë pasur Johann Norbert Graf Piccolomini dhe jo Aeneas Sylvius Piccolomini, siç përmendet në disa raporte të tjera (përfshi biografinë e hershme nga Belleard që jepet edhe nga Gerba). Në letrat që njihen prej tij, nënshkrimi është vetëm “Piccolomini”. Nuk mund të konfirmohet as viti 1651 si vit i lindjes. Disa prej biografive të tij gabojnë edhe vendin e datën e vdekjes, dhe për këtë dëshmitë janë të dendura, khs. Carl A. Schweigerd, Oesterreichs Helden und Heerführer von Maximilian I. bis auf die neueste Zeit, vol. II (Grima: Verlags-Comptoir 1853), 351-353; Hauptmann Gerba, “Die Kaiserlichen in Albanien 1689”, Mitteilungen, vol. II (1888), 149-151; Reinhard Rudolf Heinisch, “Piccolomini, Johann Norbert Graf”, në Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas, vol. III (Mynih, 1979), 455-456.
  44. https://www.biolex.ios-regensburg.de/BioLexViewview.php?ID=1535 (shikuar më 15.01.2024).
  45. 42 Zenarolla, Trionfi di Leopoldo, 209. Raporti anonim i 27 tetorit shpjegon edhe gjeografikisht prej nga vijnë këta shqiptarë myslimanë, “mes vendit në fjalë [Pejës] dhe Shkupit shumë turq janë regjistruar nën mbrojtjen Perandorake të Cezarit romak, me besimin se nuk do të përjashtohen nga shtëpitë dhe pallatet e tyre”, shih, “Auß dem Kayserlichen”, pn. Ndërkohë edhe kronisti osman, Silahdar Agha, konfirmonte të paktën 3 000 trupa shqiptare nga Karadaku që ishin bashkuar me habsburgët; shih: Nazi̇re Karaçay Türkal, “Si̇lahdar Findiklili Mehmed Ağa Zeyl-İ Fezleke: (1065-22 Ca.1106 / 1654-7 Şubat 1695)”, disertacion për gradën Doktor i shkencave (i pabotuar), (Marmara Üni̇versi̇tesi̇ Stamboll: 2012), 1283.
  46. 43 Zenarolla, Trionfi di Leopoldo, 209.
  47. 44 Përkthimi i këtij paragrafi në raportin e 27 tetorit e lë pak të paqartë nëse edhe vetë Pikolomini kishte qenë pjesëmarrës në takim. “[D]annenhero den 22. dito der Piccolominische Obrist Lieutenant mit einiger Mannschafft dieses Negoty halber an ermeldte Leuthe abgeschicket worden”, shih: “Auß dem Kayserlichen”, pn. Për formulimin e plotë shih dok. nr. 3 në fund.
  48. 45 Një relacion i panjohur deri më tani i sekretarit të Pikolominit: Giovanni Francesco Pompeati, Relazione di quanto nel Paese di Cossova e passato sotto il comando del Sig. Colonello Barone Strasser, con alcuni Squadroni di Cavalleria, e 200 Fanti, contro incirca 40000 Turchi, Tartari, & Arnautti dell'Albania, seguito à di 1 Genaro, 1690 (pa vend, pa botues, 1690). Një ksombël me katër faqe të panumërtuara ndodhet në Bayerische Staatsbibliothek (BSB), me nënshkrimin: Res. 4, Eur. 384/46. Ky relacion për një ngjarje të pak ditëve më vonë thotë: “...në mes të dhjetorit edhe kelmendasit erdhën në Prishtinë për të përtërirë marrëveshjen e tyre, të cilën e kishin lidhur në Pejë pak kohë më parë” (për fragmentin e plotë shqip shih dokumentet në fund, dok. nr. 6). Zenarolla, ndoshta duke ndjekur të njëjtat burime, në kronikën e tij thotë se më datë 22 tetor Pikolomini kishte dërguar përfaqësuesin e tij për t’i përmbyllur negociatat (khs. Zenarolla, Trionfi di Leopoldo, 211-222). Një version edhe më i gjatë i të njëjtit relacion është botuar në atë kohë edhe nga një periodik i Holandës, khs. Francisco Pompeati, “Verhael, van het geen in het Lant van Cossoua onder het Commando van den Heer Collonel Baron Strasser met eenige Esquadrons Cavallery ende 200 Voetknechten tegen omtrent 40000 Turken, Tartaren en Arnauten voorgevallen is op den eersten January, 1690.”, Hollandse Mercurius... In het Jaer 1690 (Harlem: 1691), 290-294.
  49. 46 “Carta de Viena”, 30.
  50. 47 Pa qenë i sigurt, i mendimit se takimi është mbajtur në Prishtinë është edhe: Bexheti, Der “Große Türkenkrieg”, 89.
  51. 48 “Carta de Viena”, 30.
  52. 49 Zenarolla, Trionfi di Leopoldo, 210.
  53. 50 Po aty, 210. Janë këto informata që na ndihmojnë rreth datimit të letrës së dytë të Pikolominit. Novobërda duhet të jetë marrë më 22 tetor, sepse në letrën e parë të 21 tetorit që e dërgon te Leopold I, kjo kështjellë nuk përmendet se ishte shtënë në dorë, kurse tek e dyta, po. Kurse raporti anonim i 27 tetorit thotë më specifikisht se më 22 ishte marrë Novobërda, khs. “Auß dem Kayserlichen”, pn.
  54. 51 Botuar në gjuhën gjermane që duhet të ketë qenë edhe gjuha origjinale e përpilimit, Oestrreichisch-militärische, 239-246. Disa fragmente të kësaj letre janë përkthyer në gjuhën serbe dhe janë botuar nga Kostiq, “Spaljivanje Skoplja”, 123-126.
  55. 52 Oestrreichisch-militärische, 240.
  56. 53 Po aty.
  57. 54 “Auß dem Kayserlichen”, pn.
  58. 55 Oestrreichisch-militärische, 240-241.
  59. 56 “Auß dem Kayserlichen”, pn.
  60. 57 Oestrreichisch-militärische, 241.
  61. 58 Po aty, 244.
  62. 59 “Auß dem Kayserlichen”, pn; Zamputi, Pulaha, Dokumente të shekujve XVI-XVII, 228-235. Djegia e Shkupit përmendet edhe në një burim osman, por pa datë, Ahdülkadir Özcan, Defterdar Sari Mehmed Paşa Zübde-i Vekaytât tahlil ve metin (1066-1116 / 1656-1704), (Ankara: Türk Tari̇h Kurumu Basimevi̇, 1995), 338.
  63. 60 Zamputi, Pulaha, Dokumente të shekujve XVI-XVII, 256-301.
  64. 61 Oestrreichisch-militärische, 244.
  65. 62 Po aty, 242-243.
  66. 63 Po aty, 245.
  67. 64 Letra e von Badenit për Leopoldin I, nga kampi ushtarak në Fetislam, 7 nëntor 1689. Botuar në Diersburg, Des Markgrafen, 171-176.
  68. 65 Letra e von Badenit për Leopoldin I, nga kampi ushtarak i Çrnecit, 10 nëntor 1680 (botuar po aty, 177-180). Është e mundur se këtu bëhet fjalë për raportin anonim të 27 tetorit (shih: “Auß dem Kayserlichen”, pn).
  69. 66 Edhe këtu njohim vetëm variantin e botuar të këtij raporti në shtypin e kohës, Die Europäische Relation, nr. 97, 10 dhjetor 1689, 787-791. Sipas faksimiles së mikrofilmuar nga Staats-und Universitätsbibliothek Bremen. Për tekstin e përkthyer në gjuhën shqipe, shih dokumentet në fund (dok. nr. 5).
  70. 67 Po aty, 788. Në kaligrafinë e kohës C dhe L ngatërroheshin lehtësisht. Duket se kjo është arsyeja pse shtypshkruesit Llapushnikun në vazhdimësi e transliterojnë si Capuschnik. Gabime të ngjashme ka edhe me qytetet e tjera, Shkupi shënohet si Sconia, për shkak të ngjashmërisë mes n dhe p në kaligrafinë gjermane.
  71. 68 Po aty, 789. Banja shpesh në raportet e kohës shkruhet si Panna, ose ngjashëm.
  72. 69 Po aty.
  73. 70 Po aty.
  74. 71 Nga njohësit e gjuhës gjermane dhe specialistët që kemi konsultuar është vënë re se bëhet fjalë për shumësin, pra patrikët e Kelmendit. Falënderoj Andreas Reich-in për ndihmën në një përkthim paraprak të këtij fragmenti dhe prof. dr. Blera Ismajlin për komentet e ndihmën shtesë në transliterim dhe përkthim, Die Europäische Relation, nr. 97, 10 dhjetor 1689, 789.
  75. 72 Megjithëse në qarqet shkencore deri më tani është besuar se kjo letër në shqip ishte nga dora e Gjergj Toliqit, shih Peter Bartl dhe Martin Camaj, “Ein Brief in albanischer Sprache aus Gashi vom Jahre 1689”, Zeitschrift für Balkanologie, 5 (1967) 1, 23-33; Bardhyl Demiraj, “Grimca biografike për autorët tanë të vjetër (IV) – Gjergj Toliq si hartues i Letrës së Pleqve të Gashit (1689)”, Hylli i Dritës, 2 (2016), 41-54. Dëshmi të reja e përjashtojnë një mundësi të tillë, duke qenë se ai disa muaj para letrës ishte vrarë në Novi Pazar, për çka njoftohemi nga vetë Bogdani në një letër që ia dërgon Vatikanit, khs. Odette Marquet, Letra dhe dokumente: nga Arkivi i Kongregatës de Propaganda Fide si dhe nga Arkivat Sekrete të Vatikanit (Shkodër: At Gjergj Fishta, 1997), 503. Ndërkohë, me kërkesë të Bogdanit aty ishte vendosur Tomë Raspasani, që mund të ketë ndihmuar në përpilimin e letrës (khs. Marquet, Letra dhe dokumente, 505). Kjo informatë e re mund të ndriçojë edhe të dhëna për identitetin e Raspasanit. Për një biografi më të hershme të Raspasanit, shih: Рајко Веселиновић, “Тома Распасановић (Raspassani) и његов рад за аустро-турског рата крајем XVII века: Расправа из културне и војно-политичке историје”, Зборник Матице српске: Серија друштвених наука, 12 (1956), 39-64 [Rajko Veselinoviq, “Toma Raspasanoviq (Raspassani) i njegov rad za austro-turskog rata krajem XVIII veka: Rasprava iz kulturne i vojno-politiçke istorije”, Zbornik Matice srpske: Serija drushtvenih nauka, 12 (1956), 39-64]. Për një biografi më të re me saktësime, shih Skënder Asani, Albert Ramaj & Natasha Didenko, Familjet katolike shqiptare në Shkup (dokumente, fotografi dhe dëshmi), (Shkup: Acta Non Verba, 2018), 60-74. Për ditët e fundit të Raspasanit në Hungari, shih Eleonóra Géra, “The Secret Life of the Albanian Priest Toma Raspassani in Buda”, në These were hard times for Skanderbeg, but he had an ally, the Hungarian Hunyadi: Episodes in Albanian-Hungarian Historical Contacts, Krisztián Csaplár-Degovics (ed.) Hungarian Academy of Sciences Research Centre for the Humanities (Budapest, 2019), 93-106.
  76. 73 Frederico Veterani, Memorie del Maresciallo Conte Deferico Veterani dall'anno 1683 sino all'anno 1694, concernenti l'operazioni militari da lui fatte in Ungaria, e provincie adiacenti (Wien, Leipzig: Giov. Federigo Jahn, 1771), 50; Veselinoviq, “Toma Raspasanoviq”, 48.
  77. 74 Shih referencën 68, khs. Die Europäische Relation, nr. 97, 10 dhjetor 1689, 787-791.
  78. 75 Gazette, nr. 54, 31 dhjetor 1689, 628, lajmi nga Vjena i datës 11 dhjetor. Jo e pazakontë për raportimet e kohës nga mosnjohja e rajonit, në këtë lajm në vend të Prizrenit vazhdimisht thuhet Prishtina: “Il y arriva le 6 du mois dernier: & fut receu par l'Archivesque, le Clerge & les principaux de pais. [...] Le 7 & le 8, la maladie du Comte Picolomini augmenta de telle sorte qu'il mourut le 9 a Pristina…”.
  79. 76 Extra Ordinari Mittwochliche Reichs-Post-Zeitungen, pn, 14 dhjetor 1689, pn.
  80. 77 The London Gazette, nr. 2517, 23-26 dhjetor 1689, 1.
  81. 78 Die Europäische Relation, nr. 97, 10 dhjetor 1689, 789.
  82. 79 Shih p.sh. kronikën e Belleardit, Zamputi, Pulaha, Dokumente të shekujve XVI-XVII, 256-301.
  83. 80 Die Europäische Relation, nr. 97, 10 dhjetor 1689, 789.
  84. 81 Po aty.
  85. 82 Po aty, 789-790.
  86. 83 Pompeati, Relazione di quante, pn; Gazette, nr. 54, 31 dhjetor 1689, 627. Një fragment i shkurtër nga Shtipi prej kampit të Holshtajnit i datës 11 nëntor është ruajtur në një relacion më të madh me titull Relation Dessen Was von Tag zu Tag', unter dem Commando Ih. Excell. Hrn. General Piccolomini stehenden Kayserl. Armee passiret: Auch des Siegs, Der bey damaligem Treffen mit dem Erbfeind, unter Anführung Ihr. Hochfürstl. Durchl. zu Holstein, bey Stippo erhalten worden (pa autor, pa vend shtypi), BSB, Signatur: 999/4 Hist.pol.541/19.
  87. 84 Po aty, 790.
  88. 85 Po aty.
  89. 86 Zamputi, Pulaha, Dokumente të shekujve XVI-XVII, 228-235.
  90. 87 Këtë informatë shkurtimisht e përcjell Montägiger Ordinari-Friedens- und Kriegs Currier, nr. 9, 19 dhjetor 1689, sipas një lajmi nga Vjena, i datës 11 dhjetor. Feige në kronikën e tij, e përcjell këtë informatë në mënyrë identike, por ai thotë se Pikolomini ishte varrosur në kishën e këtij qyteti, khs. Feige, Wunderbahrer Adlers-Schwung, 517. Ndërkohë, historiani gjerman Gerba, në shek. XIX, flet edhe për një njoftim nga konsulli gjerman në vitin 1888 në Prizren, Richard Hickel, i cili besonte se Pikolomini duhet të jetë varrosur në kishën e Shën Premtës, khs. Gerba, “Die Kaiserlichen”, 151. Sot kjo kishë është ndër katër objektet në Kosovë nën mbrojtjen e UNESCO-s.
  91. 88 Pompeati, Relazione di quante, pn; The London Gazette, nr. 2520, 2-6 janar 1689 (sic!), 1; khs. Gazette, nr. 54, 31 dhjetor 1689, 628-630; edhe Gazette, nr. 6, 11 shkurt 1690, 62-63.
  92. 89 Marquet, Letra dhe dokumente, 509-511 (Letra e përkthyer në gjuhën shqipe nga Stefan Paloka).
  93. 90 Po aty, 511.
  94. 91 Shih p.sh. një lajm të gazetës Bologna, në muajin vijues, që u referohet raporteve nga Prishtina të datës 18 dhjetor: “E morto l'Arciuescopo d'Albania con dispiacere uniue sale delli noltti Generali Cesarei per hauer contribuito tatto il suo potere, e applicatione in vantaggio degl' interessi di Cesare in quelle parti”, Bologna, pn, 24 janar 1690, faqja e fundit (pn); apo, Gazette, nr. 6, 11 shkurt 1690, 62.
  95. 92 Ky testament mëtohet të ketë qenë fshehur nga jezuitët çekë për një kohë, me qëllim përfitimi, khs. Јован Радонић, Римска курија у јужнословенске земље, 424-425 (Beograd: SANU, 1950) (Jovan Radoniq, Rimska kurija u juzhnoslovenske zemlje (Beograd: SANU, 1950)). Testamenti origjinal i botuar nga Marquet, Letra dhe dokumente, 519-521.
  96. 93 Po aty.
  97. 94 Anipse, as prifti që i kishte aplikuar sakramentet nuk është nënshkruar si dëshmitar. Radoniq, zakonisht i mirinformuar, bazuar në dokumentet arkivore të Propaganda Fide-s besonte se krahas Bogdanit kishte qenë një Pjetër tjetër me mbiemrin Karagich, i cili siç duket në një moment e ka mbajtur pozitën e peshkopit të Pultit, po kjo duhet të ketë qenë disa vjet më vonë, më 1698, khs. Radoniq, Rimska kurija, 424-425.
  98. 95 Pompeati, Relazione di quante, pn.
  99. 96 Po aty.
  100. 97 Po aty.
  101. 98 Po aty.
  102. 99 Shih p.sh. një gazetë e Madridit: “Por otras cartas de Pristina, de 30. del passado, y primero del presente, avisan, que efte propio dia havia llegado à aquella Cividad el Patriarca de Albania (sic), y de todas las pequeñas Provincias cercanas…”, Nuevas ordinarias de los sucessos del Norte [Noticias Ordinaires], pn, 22 shkurt 1690, 69; Bologna, 31 janar 1690, faqja e fundit; Gazette, nr. 6, 11 shkurt 1690, 61. Mbi këtë çështje ekziston edhe një letër e datës 15 janar 1690 nga Vjena, që mbahet në arkivat venecianë (e që ngjason më shumë me raportimet e gazetave të mësipërme) ku tregohet se korrieri kishte sjellë nga Prishtina letra të datës 1 janar dhe njofton për ardhjen e patriarkut; Zamputi, Pulaha, Dokumente të shekujve XVI-XVII, 311-312. Mbi datën e ardhjes së Arsenit III në Prishtinë shih edhe argumentimin e Malcolm-it, Kosovo, 156.
  103. 100 Nuevas ordinarias, 69; Bologna, 31 janar 1690, faqja e fundit.