Main Article Content
Abstrakti
Sipas burimeve dokumentare jugosllave, pas vrasjes së Bajram Currit dhe më vonë të Hasan Prishtinës, Komiteti i Kosovës thuajse plotësisht ra në letargji. Ai (Komiteti i Kosovës) ekzistonte më tepër si një ide se sa si një organizatë e vërtetë. Deri nga mesi i vitit 1934 përpjekjet e nacionalistëve shqiptarë për të krijuar një organizatë, e cila do t’i drejtonte të gjitha aksionet kundër shtetit jugosllav, rezultuan të pasuksesshme. Në këtë kuadër, edhe tendenca e vazhdueshme e gjeneral Parianit (Alberto Pariani) dhe e ndihmësve të tij për të organizuar Komitetin e Kosovës në Shqipëri, nuk rezultoi me sukses. Mbreti Zogu I e kundërshtonte organizimin e Komitetit të Kosovës në Shqipëri, sepse frikësohej se ai pastaj mund të vepronte kundër interesave të tij.
