Main Article Content
Abstrakti
Me shpalljen e Monarkisë procesi i oksidentalizimit të Shqipërisë
vazhdoi me të njëjtat ritme. Korpusit juridik të legjislacionit shqiptar iu
shtuan ligje të reja, të cilat synonin konsolidimin e identitetit kombëtar
dhe të institucioneve shtetërore. Në funksion të kësaj politike bënte pjesë
edhe laiciteti apo zvogëlimi i rolit të fesë në jetën publike. Spikat
sidomos ligji i 9 korrikut 1929 për komunitetet fetare, i cili përmbante
dispozita që u mundësonin atyre të fitonin personalitetin juridik dhe të
hartonin statutet e tyre në përputhje me Kushtetutën e Kodin Civil. Ligji
garantonte lirinë e komunitete ve fetare, duke filluar nga njohja e lirisë së
ndërgjegjes dhe të fesë së individit. Ndërsa miratimi i statuteve që do të
hartoheshin nga komunitetet i takonte qeverisë. Ato hynin në fuqi pas
dekretimit nga Mbreti. Klerikëve u ndalohej pjesëmarrja në jetën politike.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm ishin edhe nenet që përcaktonin të drejtat
e shtetit mbi komunitet fetare dhe mbi funksionarët e tyre, të cilët i
nënshtroheshin gjithashtu kontrollit të shtetit.
