Main Article Content
Abstrakti
Artikulli synon të japë një panoramë të veprimtarisë së arbëreshëve në periudhën kur në Vjenë bëheshin përgatitje, zhvilloheshin bisedime për të vënë në zbatim politikën që do të duhej të ndiqnin ndaj shqiptarëve dhe çështjes së tyre kombëtare. Bëhet fjalë për vitet 1895-1897, dy vite intensive, me zhvillime në Ballkan dhe veprimtari të zëshme të arbëreshëve të Italisë, ku ndikimi i Romës zyrtare mbetet i lartë. Artikulli ka si qëllim të zbulojë arsyet e formësimit të vëmendjes austro-hungareze ndaj arbëreshëve të Italisë: të analizojë linjat e veprimtarisë së arbëreshëve, duke evidentuar mjetet që ata përdorën; ndikimin që kjo veprimtari pati në përshtatjen e objektivave të politikës austro-hungareze në lidhje me Italinë dhe shqiptarët, dhe në një analizë tërësore për të sjellë në vëmendjen e lexuesit dilemat e Vjenës në lidhje me nacionalizmin e italo-shqiptarëve në prag të shek. XX.
