Main Article Content

Abstrakti

Gjatë viteve 1942-1943, pozita e Italisë në Shqipëri ishte dobësuar së tepërmi. Përkundër premtimeve të bujshme të viteve të para të pushtimit për rritje të mirëqenies së shqiptarëve, gjatë gjysmës së dytë të vitit 1942 dhe sidomos në fillim të vitit 1943 situata ekonomike në Shqipëri po shkonte drejt një gjendjeje kaotike. Pas përfundimit të Luftës Italo-Greke, në pranverë 1941, Italia e Musolinit nuk kishte mundur të mbështeste financiarisht investime të tjera në Shqipëri. Mëkëmbësi i Përgjithshëm, Francesco Jacomoni, në një nga raportet që i dërgonte ministrit të Jashtëm, Galeazzo Ciano vinte në dukje mungesat e shumta ushqimore në tregun shqiptar. “Për çështjen e konsumit, - shkruante ai, - shumë artikuj mungojnë, por mund të mbështetesh, brenda disa mundësive në përkoren ekstreme të shqiptarëve. Për këtë arsye nuk e gjykoj oportun vendosjen e triskave. T’i triskëtosh ushqimet në bazë të modelit italian (dhe do të ishte jopolitike ta bëje në baza më të ulëta), do të thoshte të shtoje konsumin”.

Article Details

How to Cite
Boçi, Sonila. 2023. “GRUPIMET POLITIKE DHE TIPARET E REZISTENCËS SHQIPTARE KUNDËR PUSHTUESIT ITALIAN (1942-1943)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/353.

How to Cite

Boçi, Sonila. 2023. “GRUPIMET POLITIKE DHE TIPARET E REZISTENCËS SHQIPTARE KUNDËR PUSHTUESIT ITALIAN (1942-1943)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/353.

Share

Most read articles by the same author(s)

<< < 1 2 3 > >>