Main Article Content

Abstrakti

Kujtesa e një shoqërie apo e një kombi në thelb është rindërtimi i së shkuarës. Studiues të sociologjisë argumentojnë se e tashmja ndikon në një perceptim përzgjedhës të së shkuarës1. Mënyra se si një shoqëri i qaset të shkuarës dhe qëllimet që ajo demonstron për studimin e saj, përcaktojnë në një masë të konsiderueshme shkallën e emancipimit të saj. Qasja e ftohtë ndaj ngjarjeve dhe personazheve historike, trajtimi i tyre me dritë-hijet përkatëse, kontekstualizimi i tyre do të dëshmonin për një shkallë të kënaqshme emancipimi dhe liberalizimi të shoqërisë. Në këtë rast, e tashmja do të mësonte nga e shkuara dhe shoqëria do të kishte premisa për zhvillim. Në të kundërtën, përdorimi i ngjarjeve dhe personazheve historike për qëllime politike të ditës, apo nxitja nga struktura politike për një rishikim të sforcuar dhe të drejtuar të historisë do të vazhdonte ta mbante shoqërinë peng të së shkuarës dhe do ta pengonte atë të kishte distancën e duhur për të gjykuar ftohtë mbi të.

Article Details

How to Cite
Boçi, Sonila. 2023. “KUJTESA KOLEKTIVE SI PJESË E PROCESIT TË IDEOLOGJIZIMIT TË SHQIPTARËVE”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/419.

How to Cite

Boçi, Sonila. 2023. “KUJTESA KOLEKTIVE SI PJESË E PROCESIT TË IDEOLOGJIZIMIT TË SHQIPTARËVE”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/419.

Share

Most read articles by the same author(s)

<< < 1 2 3 > >>