Main Article Content

Abstrakti

Kjo ese trajton një qasje teorike që parasheh një lidhje të ndërthortë mes historisë dhe memories historike, duke u bazuar veçanërisht në librat e historianit të madh francez Pierre Nora, dishepullit të tij, Jacques Le Goff, dhe Friedrich Kratchowil. Duke iu referuar kryesisht rastit serb, në punim janë analizuar aspekte të rindërtimit të memories kolektive kryesisht me qëllime manipulative, që sidomos në fund të viteve 80-të synuan sendërtimin e një identiteti të ri kombëtar me qëllim konfigurimin e realiteteve të reja politike. Pra, ndiqet një qasje kryesisht instrumentaliste që nga njëra anë studion efektet e manipulimit të historisë për t’i shërbyer interesave të caktuara, të cilat në rastin konkret kanë për bazë kryesisht prirje nacionaliste, ndërsa nga ana tjetër studiohet roli i metamorfozës që pëson identiteti kombëtar i një vendi dhe mënyra e perceptimit të tij në mënyrë kolektive në kapërcyelle të tillë historikë, si fundi i një epoke dhe lindja e një tjetre.

Article Details

How to Cite
Kalemaj, Ilir. 2023. “RIKRIJIMI I MEMORIES HISTORIKE NË RASTIN SERB: A MUNDEN PROCESET E ‘RIMEMORIZIMIT’ TË KRIJOJNË NJË IDENTITET TË RI?”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/494.

Share