Main Article Content
Abstrakti
Ndryshimet e mëdha që u manifestuan në jetën ekonomiko-politike, si dhe në strukturën demografike e konfesionale të viseve shqiptare gjatë shek.XVI-XVII, përcaktuan edhe tiparet e reja që u dukën në shtrirjen dhe kompozimin urbanistik si dhe veçoritë arkitekturore të qyteteve gjatë periudhës në fjalë. Karakteristikë kryesore e këtyre zhvillimeve është lindja dhe zhvillimi i formacionit islamiko-oriental, si përbërës i rëndësishëm i ansamblit urban të kësaj kohe. Në mënyrë që lënda e këtij punimi të jetë sa më e kuptueshme dhe metodika e paraqitjes sa më e thjeshtë, shqyrtimet dhe analizat tona do të përqendrohen në disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë Jugore siç ishin Berati, Vlora dhe Gjirokastra, që të tria qendra urbane të përfshira brenda juridiksionit të sanxhakut të Vlorës (Avlonya livası).
