Main Article Content

Abstrakti

Teksti i mëposhtëm është pjesë e një promemorieje që Ismail Qemal bej Vlora i ka dërguar italianit Ricciotti Garibaldi. Promemoria nuk ka datë, ndoshta ajo ka qenë shoqëruar me ndonjë tekst tjetër, por nga përmbajtja e saj kupton se ajo është shkruar në vitin 1903. Pjesë të kësaj promemorieje Ismail Qemali i publikoi në një intervistë për gazetën italiane «Il Giornale d’Italia» dhënë Vittorio Vettorit më 16 gusht 1903. Në fillim të promemories, në paragrafin e tretë të saj, duke iu referuar vitit 1878, kohë kur u mbajt Kongresi i Berlinit, I. Qemali shënon «historia e 25 viteve të fundit». Pak rreshta më tutje kur ai flet për vitin 1880, shënon «shqiptarët dhe popullsia e tyre shpresuan për 23 vjet rresht». Të dyja shënimet e mësipërme e bëjnë të sigurt vitin e hartimit të promemories.
Ismail Qemali krijoi lidhje me R. Garibaldin, të cilat i ruajti deri në fund të jetës së tij. Teksti i promemories është shkruar në frëngjisht, në 12 faqe format A4, është shtypur me makinë shkrimi dhe vende-vende ka shënime me dorë, nga vetë Ismail Qemali. Dokumenti është gjetur me shumë vështirësi pasi nuk është i kataloguar veçmas. Një ndihmesë të vyer në gjetjen e tij dha përgjegjësi i Arkivit z. Fabrizio Alberti. Promemorja ruhet në Museo Centrale del Risorgimento (MCRR), në: «Carte Ricciotti Garibaldi», të grupuara në: «Carte varie riguardi i soccorsi all’Albania, 1902-1905, MCEE ms. 1052 (165)». Nga frëngjishtja është përkthyer nga Thomas Frashëri dhe është redaktuar nga Darling Vlora. Sqarimet në dokument janë bërë nga Ledia Dushku.

Article Details

How to Cite
Vlora, Darling. 2023. “PROMEMORIE DËRGUAR RICIOTTO GARIBALDIT NGA ISMAIL QEMAL BEJ VLORA (1903)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/508.

How to Cite

Vlora, Darling. 2023. “PROMEMORIE DËRGUAR RICIOTTO GARIBALDIT NGA ISMAIL QEMAL BEJ VLORA (1903)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/508.

Share