Main Article Content
Abstrakti
Në këtë artikull jam përpjekur të paraqes rezistencën e përmetarëve gjatë presionit italian e grek, në vitet 1919-1920, bazuar kryesisht në dokumente arkivore. Ishte koha kur kufijtë e Shqipërisë nuk ishin përcaktuar ende, ndërsa Italia dhe Greqia punonin në fshehtësi për zbatimin e marrëveshjes Titoni-Venizellos. Në bashkëpunim me njeri-tjetrin, ata tentuan të fusnin përçarjen midis banorëve të dy besimeve të asaj treve, me qëllim që të justifikonin nevojën e pranisë së një fuqie të huaj. Po ashtu, organizuan një kryengritje në fshatrat e krahinës së Rrëzës, me të cilën donin t’i tregonin Konferencës së Versajës se, një pjesë e krahinave të Përmetit, nuk dëshironin të ishin nën administrimin e shtetit shqiptar, por të bashkoheshin me Greqinë. Gjithsesi, përmetarët, në unitet të plot dhe me çdo mjet, kërkuan të ishin pjesë e pandarë e shtetit shqiptar.
