Main Article Content

Abstrakti

Në këtë artkull, jam përpjekur të paraqes shkaqet e djegies së qyteteve Përmet dhe Këlcyrë, në korrik të vitit 1943, prej forcave ushtarake italiane, pasojat që rrodhën nga djegia e tyre, si dhe debatet e zhvilluara midis forcave politike të kohës, për mënyrën e veprimit. Në mesin e vitit 1943, rezistenca antiitaliane ishte rritur, për pasojë, pushtuesi kishte intensifikuar dhunën ndaj popullit, si mjeti i vetëm për nënshtrimin e tij. Ndërkohë, forcat në radhët e Frontit Antifashist ishin shtuar dhe midis partive politike shqiptare bëheshin përpjekje për bashkim në një front të vetëm. Besoj, që me këtë trajtesë, ndonëse e rrafshit lokal dhe në kornizat e një artikulli, bazuar kryesisht në dokumente arkivore, mund t’i shërbejë sado pak historiografisë shqiptare, pasi rreth këtij problemi trajtesat kanë qenë të cunguara.

Article Details

How to Cite
Dragoj, Nuri. 2023. “LUFTA E PËRMETIT. DJEGIA DHE PASOJAT (KORRIK 1943)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/486.

How to Cite

Dragoj, Nuri. 2023. “LUFTA E PËRMETIT. DJEGIA DHE PASOJAT (KORRIK 1943)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/486.

Share