Main Article Content
Abstrakti
Më 1-2 dhjetor 2009, Qendra e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, organizuan në qytetin e Elbasanit Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Kongres Kombëtar - Shkollë Kombëtare”, me rastin e 100-vjetorit të organizimit të Kongresit dhe hapjes së Shkollës Normale të Elbasanit.
Konferencës i parapriu hapja e një ekspozite në hollin e “Teatrit” të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit me pamje fotografike nga veprimtaria 100-vjeçare e Shkollës Normale (1909-2009).
Në këtë konferencë morën pjesë shumë studiues nga institucionet shkencore dhe akademike, shqiptare e të huaja, ndër të cilët studiues nga Rusia, Maqedonia, Kosova etj.
Konferenca i zhvilloi punimet me seancën e përbashkët, ku fjalën përshëndetëse e mbajtën Liman Varoshi dhe Roland Gjini nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Më tej referuan studiuesit: Mehmet Çeliku që mbajti kumtesën me temë: Institucionet kulturore kombëtare shqiptare për gjuhën; Beqir Meta (Qendra e Studimeve Albanologjike-Tiranë) me kumtesën: Procesi i konsolidimit të arsimit kombëtar në vitet 1920-1930 dhe ndikimi i Normales së Elbasanit; Tomorr Osmani (Universiteti “Luigj Gurakuqi - Shkodër) me kumtesën: Rrugëtimi nga Kongresi i Manastirit në Kongresin e Elbasanit (Objektiva kulturore-arsimore).
