Main Article Content

Abstrakti

Në Fjalorin Enciklopedik (Kamus’ul alam) të dijetarit të madh shqiptar Sami Frashëri, një ndër veprat më madhore të kohës, të botuar në gjashtë vëllime, Shkupi vlerësohet si një ndër qytetet shqiptare kryesore në kuadrin e katër vilajeteve, përkatësisht të Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës, me identitet të qartë etnik. Brenda hapësirës gjeografike Tivar-Mitrovicë-Shkup-Prevezë, Samiu i shquar e gjente popullsinë autoktone shqiptare si një shumicë dërrmuese në një territor kompakt mjaft të përcaktuar. Të njëjtat konsiderata gjenden edhe në shkrimet e disa udhëtarëve e diplomatëve evropianë të shek. XIX, të cilët ofrojnë harta e dokumente etnografike dhe shifra statistikore. Harta e H. Kiepertit (Berlin 1876), etj., cilëson si treva shqiptare, në krahun lindor, të gjithë territorin në perëndim të vijës nga Leskovci në Kumanovë, Shkup e Veles. Të njëjtat konsiderata gjenden edhe në hartën e J.I. Ketberit, botuar në vitin 1920 në Berlin. Sipas studiuesit Roberto Almagias, në një hartë me të dhëna të vitit 1875, (Romë, 1930) trevat shqiptare ndodheshin në perëndim të vijës që kalonte nga Nishi në verilindje të Vranjës e deri në Manastir, duke marrë brenda Preshevën, Kumanovën, Shkupin, Tetovën, Gostivarin e Kërçovën. Në regjistrimet osmane të shek. XIX, fillimi i shek. XX, madje edhe në regjistrimin zyrtar jugosllav të vitit 1921 (harta linguistike dhe ajo e përkatësisë fetare), përfshijnë në viset etnike shqiptare, Preshevën, Kumanovën, trevën e Shkupit dhe viset deri në afërsi të Velesit.

Article Details

How to Cite
Verli, Marenglen. 2023. “SHKUPI – QENDËR E RËNDËSISHME SHQIPTARE NË SHEK. XIX-XX”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/502.

How to Cite

Verli, Marenglen. 2023. “SHKUPI – QENDËR E RËNDËSISHME SHQIPTARE NË SHEK. XIX-XX”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://www.ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/502.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 4 5 6 > >>