Main Article Content

Abstrakti

Ky punim, duke marrë si rast studimi trajtimin e Kryengritjes së
Shqipërisë së Mesme të viteve 1914-1915, analizon politizimin e
historisë gjatë periudhës komuniste dhe përdorimin e saj si
instrument i legjitimit të regjimit stalinist shqiptar. Një hapësirë e
posaçme i është kushtuar sidomos ndërhyrjes së Enver Hoxhës mbi
mënyrën e trajtimit të kësaj kryengritjeje dhe tezave që ai hodhi për
interpretimin e saj. Në këtë artikull, argumentohet se udhëheqësi
komunist shqiptar e integroi Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme
brenda një skeme historike teleologjike, që kishte për synim të
justifikonte dhe legjitimonte të tashmen nëpërmjet së shkuarës. Sipas
E. Hoxhës, lëvizja e armatosur e drejtuar kundër Princ Vidit dhe Esat
Pashë Toptanit ishte një luftë me karakter klasor, të cilën fshatarësia
shqiptare e drejtonte kundër Fuqive të Mëdha europiane dhe klasës
së bejlerëve që u shërbente interesave të huaj në Shqipëri. Për
rrjedhim, lufta për emancipimin kombëtar dhe klasor integroheshin
në një emërues të vetëm. Kryengritja e Shqipërisë së Mesme i
shërbente Enver Hoxhës për të ndërtuar një traditë revolucionare në
Shqipëri, pika kulmore e së cilës ishte qëndresa e drejtuar prej
komunistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nevoja për të treguar se
themelimi i PKSh-së dhe ardhja në pushtet e saj nuk ishin aksidente
historike por rezultat i logjikës së vetë historisë së Shqipërisë, ishte
arsyeja pse E. Hoxha i dha Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme një
rëndësi shumë të madhe dhe të përcaktonte personalisht mënyrën e
trajtimit të saj. 

Article Details

How to Cite
Hoxha, Artan R. 2024. “Ideologjia, Politika Dhe Historia: Rasit I Kryengritjes Së Shqipërisë Së Mesme (1914-1915)”. Studime Historike, no. 1 (February). https://doi.org/10.61773/m6rcfk02.

How to Cite

Hoxha, Artan R. 2024. “Ideologjia, Politika Dhe Historia: Rasit I Kryengritjes Së Shqipërisë Së Mesme (1914-1915)”. Studime Historike, no. 1 (February). https://doi.org/10.61773/m6rcfk02.

Share